Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë! Projekti në Zvërnec është një bekim për vendin

Politikë

Publikuar: 09/06/2026

Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë! Projekti në Zvërnec është një bekim për vendin

Shumë media të huaja kanë shkruar mbi protestat e zhvilluara javën e fundit në Shqipëri, ndërsa nuk kanë qenë të pakta prononcimet e kryeministrit Edi Rama lidhur me projektin e që planifikohet për në Zvërnec e që ka shkaktuar kaq shumë polemika.

Për Al Jazeera, kreu i qeverisë ripërsëriti se pavarësisht hipotezave që qarkullojnë, projekti me vlerë miliarda dollarë do të realizohet. Këtë projekt, e cilësoi si një mundësi të rëndësishme investimi për vendin dhe hodhi poshtë akuzat se qeveria po shet pronë publike.

Sa i përket projektit që ka shkaktuar gjithë këtë reagim dhe polemikë në mbarë botën, bëhet fjalë për pronë private. Nuk bëhet fjalë për tokë publike që qeveria shqiptare po e jep duke e shitur vendin. Është pronë private. Është një shprehje interesi e bazuar në një marrëveshje private mes palëve private, në të cilën qeveria shqiptare nuk ka asnjë rol”, deklaroi numri një i kabinetit nga zyra e tij.