Një sipërfaqe prej 1600 m2 tokë “Arë” dhe një tjetër me sipërfaqe 1900 m2 “Ullishte”, janë sekuestruar nga Prokuroria e Vlorës, pasi ka dyshime se personi që e kishte marrë në pronësi, kishte përdorur dokumente të falsifikuara.
Hetimet kanë nisur në vitin 2023 pas kallëzimit të bërë nga shtetasi K.M, në ngarkim të personit nën hetim K.B, nën dyshimet se kishte përfituar pasuri tokë arrë me sipërfaqe 1600 m2 dhe ullishte 1900 m2 me dokumente të falsifikuara.
Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë ka arritur të provojë se këto sipërfaqe toke në të vërtetë ishin marrë në pronësi nga shtetasi K.B përmes dokumenteve të falsifikuara dhe Gjykata e Shkallës së Parë ka pranuar kërkesën për sekuestrim.
– Pasuria e llojit “Arë”, me sip.1600 m2, Vlorë, në zotërim të shtetasve H.B, I.B, K.B, S.B; si dhe
– Pasuria e llojit “Ullishte”, me sip.1900 m2, në zotërim të shtetasve H.B, I.B, K.B, S.B.
Sipërfaqet e mëdha të tokës janë kaluar përmes dokumenteve të falsifikuara në pronësi të shtetasit K.B, i cili tashmë është marrë nën hetim, si dhe familjarëve të tij. Ai akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
9 Qershor 2026 – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, sekuestroi pasuri me vlerë 5 milionë euro, të rezultuara të përfiturara me dokumente të falsifikuara.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.373 të vitit 2023, të nisur pas kallëzimit të shtetasit K.M., për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” e parashikuar nga neni 190, pg.2 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287, gërma c) i K.Penal, në ngarkim të personit nën hetim K.B., rezultoi se ky shtetas, kishte përfituar pasuri tokë arrë me sipërfaqe 1600 m2 dhe ullishte 1900 m2 me dokumente të falsifikuara.
Për rrjedhojë, me kërkesën e Prokurorsië pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë u sekuestruan pasuritë e mëposhtme:
– Pasuria e llojit “Arë”, me sip.1600 m2, Vlorë, në zotërim të shtetasve H.B, I.B, K.B, S.B; si dhe
– Pasuria e llojit “Ullishte”, me sip.1900 m2, në zotërim të shtetasve H.B, I.B, K.B, S.B.