“Do ju heqim veshkat” – Po shkonin drejt Anglisë, 300 emigrantë u rrëmbyen dhe kërcënuan

Aktualitet

Publikuar: 09/06/2026

“Do ju heqim veshkat” – Po shkonin drejt Anglisë, 300 emigrantë u rrëmbyen dhe kërcënuan

Më shumë se 300 emigrantë që po udhëtonin drejt Britanisë gjatë verës së kaluar u rrëmbyen, torturuan dhe u kërcënuan me heqje të organeve, pohon BBC


Të rinjtë, të gjithë nga Kurdistani Irakian, u kapën në Libi nga forca paraushtarake që kërkuan një shpërblim prej 5,000 dollarësh nga secila familje dhe kërcënuan se do t’u hiqte veshkat klandestinëve nëse pagesa nuk bëhej shpejt.

Gazetarët e BBC folën me disa nga të rrëmbyerit që më pas u liruan, dhe kanë parë foto që dëshmojnë se mund të jenë kryer vërtet ndërhyrje të detyruara. Të mbijetuarit treguan se janë torturuar dhe ishin mbajtur në kushte ekstreme, me pothuajse 180 persona në të njëjtën dhomë

Të paktën një nga të rrëmbyerit ka vdekur, ndërsa nuk dihet se sa të tjerë mbeten ende në duart e rrëmbyesve. Forcat paraushtarake supozohej t`i udhëhiqnin emigrantët përmes Libisë drejt brigjeve të Mesdheut. Megjithatë,  shumë shpejt kishin nisur mosmarrëveshje mbi pagesën me trafikantin kurdo-irakian, Noah Aaron, i cili kishte organizuar udhëtimin e klandestinëve. Aaron është duke kryer aktualisht një dënim prej 10 vjetësh heqje lirie në Francë për shkelje të tjera, përfshirë pastrimin e parave.

Një emigrant i tha BBC-së se banda e Aaron kishte marrë mijëra dollarë nga familja e tij për organizimin e udhëtimit drejt Britanisë, i cili do të përfshinte udhëtimin përmes Afrikës së Veriut, pastaj përmes Mesdheut drejt Europës. Shumica e Libisë kontrollohet nga milici rivalë, dhe rrjetet e trafikimit varen nga bashkëpunimi i tyre.