Bardhyl Hysenbelliu udhëtime me Kastriot Ismailajn, aksioner në kompaninë që mblidhte borxhet e CEZ. A do t’a rihapë SPAK dosjen? Sekseri Nuel Kalaj mbushi çantën me 6.8 milionë euro dhe ia mbathi, Petrit Ahmeti i ERE mori ryshfet nga CEZ

Investigim

Publikuar: 21/04/2026

Bardhyl Hysenbelliu udhëtime me Kastriot Ismailajn, aksioner në kompaninë që mblidhte borxhet e CEZ. A do t’a rihapë SPAK dosjen? Sekseri Nuel Kalaj mbushi çantën me 6.8 milionë euro dhe ia mbathi, Petrit Ahmeti i ERE mori ryshfet nga CEZ

Që prej tetorit 2024, Ilir Meta mbahet në burg për korrupsion dhe pastrim parash, ku afera kryesore për të cilën akuzohet nga SPAK është CEZ-DIA. Për skandalin CEZ-DIA u dënua me 11 vite burg Kastriot Ismailaj, i cili u lirua në vitin 2023 pasi qëndroi 9 vite në qeli. Ilir Meta dhe Kastriot Ismailaj nuk janë protagonistët dhe përfituesit e vetëm nga skema korruptive CEZ-DIA me mbledhjen fiktive të borxhit të CEZ dhe favorizimin e CEZ nga pushteti në dëm të taksapaguesve shqiptarë, sidomos me uljen e shitjes së çmimit të energjisë nga ERE.

Një rreth zyrtarëdh, ish zyrtarësh dhe biznesmenësh rrufjanë, janë implikuar dhe kanë përfituar nga veprimtaria korruptive e CEZ, por që deri më sot nuk ndëshkuar. Pjesë e grupit të të pandëshkuarve është edhe biznesmeni Bardhyl Hysenbelliu. Nga verifikimet në TIMS, mes personave me të cilët ka udhëtuar shpesh Kastriot Ismailaj, rezulton edhe Bardhyl Hysenbelliu, i përfolur si prestanome i Ilir Metës në një kartel kompanish dhe biznesesh.

Fakti i udhëtimeve dhe shoqërisë së Bardhyl Hysenbelliut me Kastriot Ismailajn nuk përbën element penal. Por, Bardhyl Hysenbelliu rezulton se ka qenë ortak në kompaninë CONSTAL. Kompania CONSTAL është kontraktuar ashtu si DIA nga CEZ për mbledhjen e borxhit të keq. Ka dyshime që kompania CONSTAL, e lidhur me Hysenbelliun, ka përfituar miliona euro nga CEZ, ashtu siç përfitonte DIA, me letra fiktive.

Kjo aferë e dyshuar korruptive nuk është hetuar nga Prokuroria, asokohe nën hyqmin e Ilir Metës dhe Sali Berishës. Por, çuditërisht nuk po hetohet as nga SPAK-u. Ndërkaq, janë kontraktuar nga CEZ gjoja për të mbledhur borxhin e keq edhe kompania CE2 SERVICES, me ortak Ervin Kajno, CE2 DEBT MANAGEMENT, me ortak Endrit Alikaj, ALBANIAN TELECOMMUNICATIONS UNION, me ortak Foto Zbogo, me ortakë Julian Stefa dhe Julian Preni, ELITE CONSULTING, me ortake Eriselda Brahimllari, EOS, MERCL CONSULTING etj.

Të gjitha këto kompani dyshohet se janë përdorur për të vjedhur paratë publike. Qeveria përmes ERE i ulte çmimin e energjisë që i shiste CEZ dhe CEZ ua shiste shqiptarëve, nga ana tjetër CEZ ndante një pjesë të parave me klientët e qeverisë, përmes aferës së mbledhjes fiktive të borxhit të keq. Paratë e përvetësuara janë pastruar në pasuri të paluajtshme. Kjo mbetet një sfidë për SPAK, pasi ka evidenca dhe indicie konkrete, kompani dhe emra përfituesish.

Nuel Kalaj, sekseri që përlau 6.8 milionë euro i pandëshkuar

Për të kuptuar më mirë skandalin CEZ-DIA më parë duhej të ishte hetuar nga SPAK plotësisht gjithë procesi i privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpëndarjes, ku personazhi kyç është akuzuar publikisht si nyja lidhëse mes interesave personale të pushtetit të asaj kohe me çekët, është Nuel Kalaj.

Ai është akuzuar si sekseri që kreu lidhjen mes Sali Berishës dhe çekëve të CEZ, madje në 2016, Romeo Kara gjatë dëshmisë së dhënë në komisionin hetimor parlamentar përmendi edhe emrin e Shkëlzen Berishës.

Nuel Kalaj, pas firmosjes së privatizimit ka tërhequr me çanta, në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, 6.8 milionë euro, duke i larguar më pas nga Shqipëria, pa paguar asnjë taksë dhe pa kryer një punë të dokumentuar. Kjo është e provuar me dokumente.

Tarifa e suksesit për këtë marrëveshje ishte 3.6 milionë euro, e vendosur në mënyrë të çuditshme për t’u paguar nga ana e fituesit, që ishte CEZ. Thuhet në këtë letër që ky person, në vitin 2011, ka pasur në llogari të tij, 3.6 milionë euro. Thuhet se ka pasur lidhje edhe me të birin e kryeministrit, por nuk ka materiale të plota për këtë”, ka dëshmuar Romeo Kara.

Kjo dëshmi është administruar nga komisioni hetimor si dhe është përfshirë në dosjen e dorëzuar në prokurori. Prokuroria, në ditët e fundit të mandatit të Adriatik Llallës, tentoi ta mbyllte dosjen, por gjykata urdhëroi thellimin e hetimeve për këtë çështje.

Si provë tjetër është administruar edhe një e mail i ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, i cili i shkruante nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, rreth takimit të planifikuar me Shkëlzenin dhe ish-kryeministrin Berisha.

Hetimet e SPAK dhe dosja Meta/ Nuel Kalaj, emigranti misterioz në

Sipas e-mailit, Josef Hejsek ishte me Nuel Kalajn në sallën VIP të aeroportit të Rinasit dhe kishte ardhur në Tiranë për të negociuar me Shkëlzen Berishën dhe Sali Berishën. Nga përmbajtja e e-mailit del qartë se, Nuel Kalaj, nga një emigrant në Francë është shndërruar papritur në negociatorin kryesor të marrëveshjes miliona euroshe mes CEZ dhe qeverisë shqiptare. Ky element kaq flagrant i kësaj historie korruptive, me kosto qindra milionë euro, nuk është hetuar dhe ndëshkuar nga drejtësia.

Petrit Ahmeti sekseri i Kastriot Ismailajt për të ulur çmimin e energjisë për CEZ. Mori 150 mijë euro

Në dosjen e SPAK-ut për korrupsionin e Ilir Metës, episodi CEZ-DIA, implikohen në afera korruptive edhe drejtorë dhe deputetë, të cilët çuditërisht nuk janë proceduar nga SPAK-u, edhe pse ata ‘fundosen’ nga dëshmitë e të penduarve, udhëtime, komunikime dhe lëvizje të parave.

Krahas deputetit Agron Çela, i cili ka marrë 170 mijë euro nga kompania DIA, e cila me ndërhyrjen e Metës i merrte paratë nga CEZ pa bërë asgjë, në pah si i implikuar del edhe kreu i ERE, Petrit Ahmeti, një personazh kyç i aferës CEZ.

Ish drejtori ekzekutiv i kompanisë DIA, Elvis Mataj, një nga njerëzit më të besuar të Ilir Metës dhe që bënte lëvizjet e parave, ka rrëfyer se Kastriot Ismailaj i ka dhënë 150 mijë euro kreut të ERE, Petrit Ahmeti, asokohe këshilltar i bordit të ERE, me qëllim për të ulur çmimin e energjisë që KESH i shiste CEZ dhe që CEZ më pas ua shiste shqiptarëve, duke fituar dhjetëra milionë euro.

Elvis Mataj ka treguar se administratori i DIA, Kastriot Ismailaj, që ishte eprori i tij në kompani, i ka dhënë 500 mijë euro bordit të ERE për t’i ulur çmimin e energjisë CEZ, ndërsa këshilltarit të bordit si sekser, Petrit Ahmetajt, më vonë kreu i ERE, i ka dhënë 150 mijë euro, shumë të cilën ia ka kaluar pjesërisht. Në vitin 2012, Enti Rregullator i Energjisë mori vendimin për të ulur çmimin me të cilin KESH i shiste energjinë CEZ-it, nga 2.8 lekë për kwh që ishte çmimi, ai u ul në 2.2 lekë për kwh.

Petrit Ahmeti ortak me Kastriot Ismailaj

Kreu i ERE Petrit Ahmeti është ortak në biznes me kreun e DIA Kastriot Ismailajn, për të cilin Elvis Mataj thotë se ka korruptuar me 150 mijë euro Ahmetin.

Konkretisht, Petrit Ahmeti është bashkëthemelues dhe aksioner me Kastriot Ismailaj në kompaninë ASSET sh.p.k, me nipt L01628004T, e cila bashkë me kompanitë CEZ-DIA ka vjelur në formë abuzuese interesa miliona euro në sektorin e energjisë për vite me radhë.

Me pagë 53 mijë USD në vit, Petrit Ahmeti ka pasur personalisht aksione dhe interesa korruptive edhe në kompani të tjera private në fushën e energjisë, interesa këto të mbajtura në forme guacke nga persona të besuar në këto kompani (si kompania GSA sh.p.k, identifikuar me nipt J61820031J), e cila vjen në formën abuzuese në sektorin e energjisë prej vitesh, duke qenë vetë në funksion kyç publik.

Në maj të vitit 2018, Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në Prokurori kryetarin e Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, Petrit Ahmetin, duke e akuzuar se i ka shkaktuar një dëm prej 9 milionë euro buxhetit të shtetit.

Dosja u mbyll në mënyrë korruptive. Se si është mbyllur kjo dosje dhe kush ka firmosur, duhet të jetë objekt hetimi nga SPAK-u. Vjedhjet janë kryer gjatë kohës kur Ahmeti i shërbente Ilir Metës.

Në 10 tetor 2013, Petrit Ahmeti u emërua nga Kuvendi në krye të bordit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE). “Suksese Petrit Ahmetit se ka punë të vështirë”, tha Ilir Meta pasi dha rezultatin e votimit si kryetar Kuvendi.

Emri i kreut të ERE-s, Petrit Ahmeti është përmendur në dosjen e Arbitrazhit në dëshminë e ish-drejtorit të CEZ-it në Shqipëri, Josef Hejsek, dhënë në 26 tetor të vitit 2014.

Në dëshminë e tij, Hejsek pohon se ka qenë ish-ambasadori i Shqipërisë në Pragë, i ndjeri Qazim Tepshi i cili ka rekomanduar Kastriot Ismailajn si një mbledhës të borxheve të jashtme të CEZ-it.

Më pas, së bashku me Ismailajn, Hejsek deklaron se ka shkuar në zyrën e kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha, ku ishin të pranishëm edhe ish-kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta dhe kryetari aktual i ERE-s, Petrit Ahmeti, në atë kohë këshilltar zyrtar i Bordit të ERE-s.

Në 10 tetor 2013, Petrit Ahmeti u emërua nga Kuvendi në krye të bordit të Entit Rregullator të Energjisë (ERE). “Suksese Petrit Ahmetit se ka punë të vështirë”, tha Ilir Meta pasi dha rezultatin e votimit si kryetar Kuvendi.

Emri i kreut të ERE-s, Petrit Ahmeti është përmendur në dosjen e Arbitrazhit në dëshminë e ish-drejtorit të CEZ-it në Shqipëri, Josef Hejsek, dhënë në 26 tetor të vitit 2014.

Në dëshminë e tij, Hejsek pohon se ka qenë ish-ambasadori i Shqipërisë në Pragë, i ndjeri Qazim Tepshi i cili ka rekomanduar Kastriot Ismailajn si një mbledhës të borxheve të jashtme të CEZ-it.

Më pas, së bashku me Ismailajn, Hejsek deklaron se ka shkuar në zyrën e kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha, ku ishin të pranishëm edhe ish-kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta dhe kryetari aktual i ERE-s, Petrit Ahmeti, në atë kohë këshilltar zyrtar i Bordit të ERE-s.

Ashtu si Nuel Kalaj, edhe Petrit Ahmeti i ka shpëtuar deri më sot ndëshkimit nga drejtësia. SPAK është investuar duke kthyer në dosje deri edhe çështje banale si shkarkimi i një drejtori, por ende nuk ka marrë në dorë plotësisht aferën CEZ, një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e pluralizmit në Shqipëri.