Një ditë më parë dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Kronike

Publikuar: 19/03/2026

Një ditë më parë dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Ish-presidenti Ilir Meta ka paraqitur kërkesë të re për zëvendësim mase sigurie. Sipas ligjit kërkesa do të shqyrtohet nga trupa gjykuese që shqyrton akuzat penale në themel.

Ish-presidenti i Shqipërisë dhe kreu i PL u hetua nga SPAK për tre çështje: CEZ-DIA, lobimi i LSI-së në SHBA dhe hetimi pasuror.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Meta u arrestua të hënën më 21 tetor të vitit 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme