Deputetja e PL, Monika Kryemadhi u paraqit sot në SPAK, në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Në një komunikim të shkurtër më gazetarët, Kryemadhi hodhi akuza se dëshmitarët janë intimiduar.
“Shoh shpërdorim të detyrës dhe tejkalim kompetencash përveç diskriminim dhe intimidim ndaj dëshmitarëve…të gjitha këto janë gjëra që SPAK i ka përdorur për të marrë informacione ndaj bizneseve të ndryshme dhe i shoh si tejkalim të detyrës për të ushtruar intimidim ndaj bizneseve”, tha Kryemadhi.
Njëjtë si Ilir Meta, edhe ish-bashkëshortja e tij thotë se nuk do të kërkojë gjykim të shkurtuar.