Në konferencën e së premtes, e para pasi pësoi disfatën e thellë më 11 maj, Sali Berisha përsëriti se nuk do të largohet por do kërkojë zgjidhje politike.
Sali Berisha: Kërkojmë zgjedhje të parakohshme dhe vetëm të parakohshme. Kërkojmë qeveri teknike me agjendë të përcaktuar, problemet që lidhen me procesin e integrimit dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo është kërkesa jonë, për të cilën do të luftojmë me të gjithë mbështetësit tanë dhe me miqtë tanë në Europë dhe botë.