Sali Berisha vlerësoi figurën e Ilir Alimehmetit, i cili mbeti jashtë Parlamentit, pasi u la jashtë listës së mbyllur nga Berisha.
“E vërteta është se nuk e humbi fare. Ai është një luftëtar i çmuar dhe i shquar i PD-së dhe tregoi shkallën e lartë të pëlqyeshmërisë që kanë qytetarët për të.
Natyrisht listat mund të ishin në disa lloje, por fakti që ai mblodhi ato vota, dëshmoi se ai është një veprimtar shumë i respektuar dhe i çmuar.
Unë nuk besoj se vetëm parlamenti është përfaqësim, një parti ka shumë përfaqësime.
Shumë mirë që e morët zotin Ilir shembull.
Vërtet ai është një intelektual me pëlqyeshmëri të lartë dhe reputacion shumë të mirë”, tha Berisha.
Alimehmeti nuk arriti të merrte mandat edhe pse mori 17 mijë e 500 vota në listën e hapur të Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, pasi PD mori 13 mandate, dhe në listën e hapur arriti të merrte mandat vetëm Jorida Tabaku e cila mori mbi 20 mijë vota.