Prapaskena

Aktualitet

“Protestuat me arkivol dhe votuat PS-në” – Myslim Murrizi shpërthen ndaj qytetarëve: Mos hani shumë tani… 

Publikuar: 14/05/2025

Myslim Murrizi përmes një statusi në rrjete sociale ka ironizuar protestën e dikurshme të banorëve të Hotolishtit me arkivol kundër Partisë Socialiste.

Murrizi ka publikuar tabelën me shifra nga votimet e së dielës ku Partia Socialiste kryeson ndjeshëm, duke thënë se banorët e kësaj zone e mbushën kutinë e votimit për PS duke e shndërruar në arkivol për veten e tyre.

“Të votosh të dielën para dy ditësh për PS dhe pushtetin mbi 70% dhe sot të bësh si “cub” duke treguar arkivolin është një tallje ekstreme me veten. Për të “varrosur” qeverinë e kishit gjith ditën e dielë datë 11 Maj arkivolin përpara por e mbushët me vota duke e shndërruar kutinë e votimit në “arkivol” për veten.

TANI A KA MUNDËSI TË MOS HANI SHUMË SE ÇFARË KISHIT PËR TË NGRENË E MBARUAR DATË 11 MAJ NGA ORA 7:00 DERI NË ORËN 19:00″, shkruan Murrizi.



Më të lexuarat