Prapaskena

Aktualitet

Kryeministri hungarez uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të shihemi në Samitin historik në Tiranë 

Publikuar: 14/05/2025

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka uruar homologun e tij shqiptar, Edi Rama, pas fitores së thellë që ky i fundit ka arritur në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Orban shtoi se mezi pret ta takojë Ramën këtë të premte në Tiranë, ku do të mbahet Samiti i radhës i Komunitetit Politik Evropian (EPC).

“Urime Kryeministrit @ediramaal për fitoren e tij dërrmuese në zgjedhjet parlamentare shqiptare.

I dashur Edi, mezi pres t’ju shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të rezultojë të jetë një Samit historik EPC”, shkruan Orban. 



Më të lexuarat