Prapaskena

Aktualitet

Vota e Greqisë u lanë mënjanë – KAS pranon ankimimin e PS, shpall të pavlefshëm vendimin e Celibashit

Publikuar: 13/05/2025

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi të rrëzojë vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, në lidhje me pretendimet e votave të Greqisë.

Me shumicë votash, vendimi u mor në mbledhjen e dytë për ditën e sotme pasi dëgjoi pretendimet e PS dhe PD, duke i hapur rrugë kështu numërimit të votave. 

Në vendim, KAS theksoi se është pranuar kërkesa ankimore e PS-së, konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit të komisionerit të zgjedhjeve.

“Pas zhvillimit të seancës, KAS u tërhoq për vendim dhe me shumicë votash vendosi pranimin e kërkesës ankimorë të aubjektit PS, konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit të komisionerit të zgjedhjeve. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në kolegjin zgjedhor brenda 5 ditëve nga shpallja e tij.”, njoftoi KAS. 

Partia Socialiste kërkoi nga KAS shfuqizimin e vendimit të Celibashit. Ky i fundit parashikonte që çdo zarf nga diaspora të lihet mënjanë në një kuti të posaçme.

Kujtojmë se KAS e shtyu fillimisht mbledhjen gjatë paradites së sotme për të marrë vendimin në lidhje me votat e Greqisë.



Më të lexuarat