Prapaskena

Politikë

Numërohen 1097/1282 kuti në Tiranë, PS prin me 19 mandate! Shehaj i merr një mandat PD

Publikuar: 13/05/2025

Në qarkun e Tiranës janë numëruar 1097 qendra votimi nga 1282 gjithsej si dhe 9866 zarfe të diasporës nga 42384 gjithsej.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, PS-ja kryeson me mbi 45 mijë vota më shumë duke blinduar 19 mandate.

Ndërsa demokratët me 128032 votat e marra deri tani kanë 13 mandate, duke humbur një që ia mori partia Mundësia.

Partisë së Agron Shehajt tashmë i kanë kaluar 2 mandate, teksa ka grumbulluar 18173 vota.

Ndërkohë që në Parlament futet edhe Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, PSD-ja dhe koalicioni i Adriatik Lapajt.



Më të lexuarat