Prapaskena

Aktualitet

Ish-kreu i degës së PD në Kashar-Këlliçit: Mba përgjegjësi për humbjet në Tiranë, mos na hap barkun duke thënë na vodhën 

Publikuar: 13/05/2025

Ish-kryetari i degës së Partisë Demokratike në Kashar, Arsen Valisi, i ka kërkuar Belind Këlliçit që të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke e konsideruar atë përgjegjës për humbjet e PD-së në Tiranë.

“I bëj thirrje ‘ezmerit natyral’ drejtuesit të famshëm politik të Tiranës, jep dorëheqjen nga mandati i deputetit dhe mbaj përgjegjësi për rezultatin ashtu siç vendose veton për listën e Tiranës, përgjegjësia është e jotja dhe vetëm e jotja për humbjet e njëpasnjëshme në Tiranë!

Dhe të lutem mos na hap barkun duke thënë na vodhën, jep dorëheqjen bëhu burrë e mbaj përgjegjësi, demokratët nuk ta kanë borxh”, shkruan ai.



Më të lexuarat