Prapaskena

Rajon

A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik/ Sot seanca e 13-të për konstituimin e Kuvendit

Publikuar: 09/05/2025

Për të trembëdhjetën herë deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për të vazhduar seancën për konstituimin e përbërjes së nëntë nëntë parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Seanca pritet të nisë në orën 10:00.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të martën përmes një konference për shtyp i ftoi të gjitha partitë parlamentare shqiptare të takohen së bashku për ta formuar një qeveri tranzicionale dhe “unifikuese”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), njëherësh kryeministër i Kosovës, Albin Kurti nuk e mbështeti propozimin e LDK për qeveri tranzicioni.

Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të axhendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve. Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit.

Seanca konstituive, që ka nisur më 15 prill, mund të ndërpritet dhe të vazhdohet sërish brenda 48 orësh. Nuk ka kufizime se sa vazhdime mund të ketë deri në konstituimin e organit ligjvënës.

Votimi i kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re të Kosovës. LVV-së, si fituese të zgjedhjeve, i takon që e para të propozojë mandatarin për ekzekzutivin.



Më të lexuarat