Ish-kryebashkiaku Elvis Roshi është fotografuar i maskuar me kapuç mes turmës në takimin elektoral të Sali Berishës në Kavajë, në një përpjekje të dukshme për të shmangur vëmendjen publike dhe kamerat.
Roshi është pozicionuar pas rreshtave të parë, duke ndjekur nga afër zhvillimet e takimit. Por më shumë se prania e tij fizike, ajo që ka habitur është fakti se Roshi, dikur kundërshtar politik i Berishës, tani është vendosur në qendër të fushatës së PD-së në Kavajë.
Kujtojmë se në kohën që ishte me PS cilësohej si kriminel prej opozitës, ndërsa tani që ka kaluar në krahun blu duke mbështetur familjarin e tij që garon në PD, është në rregull.
Roshi nën hetim pasuror nga SPAK-u
SPAK po kryen një hetim pasuror ndaj ish kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi, i cili është subjekt i ligjit anti-mafia, një personazh me disa emra dhe me të shkuar kriminale në Itali. Hetimi pasuror ndaj ish kryebashkiakut lidhet jo vetëm me shpenzimet, por edhe investimet e kryera ndër vite. Llogaritë me SPAK Roshit ju hapën nga një vendim i gjykatës së posaçme e cila refuzoi pushimin hetimeve të prokurorisë së Durrësit mbi kallëzimin e KLSH që gjeti shkelje në tenderat nga ish kryebashkiaku i Kavajës.
Ka indicie të forta që Elvis Roshi ka pastruar miliona euro në resorte dhe pallate në Qerret, përmes dhënies së pronave gjoja për ndërtim, një formë kjo e njohur pastrimi parash. Pjesët takuese i ka shitur më pas me vlerë qindra mijëra euro, duke i futur kështu paratë të pastrura në sistemin bankar.
Por, për t’i shpëtuar veprimit të drejtësisë, Elvis Roshi dyshohet se pasuritë e paluajtshme me vlerë miliona euro nga Kavaja në Tiranë, i ka në emër të personave të tjerë të besueshëm, të cilët nuk kanë ngarkesa kriminale.
Pasuri në emrin e Ferhat Kajës?
Një prej emrave që dyshohet se mbulon një pjesë të pasurive të paligjshme të Elvis Roshit është 30-vjeçari Ferhat Kaja, lidhje e ngushtë dhe e besuar e Elvis Roshit. Pa punuar asnjë ditë dhe sapo kaloi adoleshencën, emri i Ferhat Kajës figuron në transaksione të dyshimta dhe investim të parave të pista në biznese në Tiranë.

Vetëm përballë Parkut Olimpik, një nga zonat më të lakmuara të Tiranës, Ferhat Kaja është pronar në letra i pasurive me vlerë qindra mijëra euro, me burime të errët. Kur ishte vetëm 22 vjeç, Ferhat Kaja rezulton pronari i një lokali pranë Kompleksit Dinamo, një investim qindra mijëra euro.
A ka rënë SPAK dhe BKH në gjurmët e Ferhat Kajës?
Në vitin 2017, Policia e Shtetit zbuloi një skemë të falsifikimit dhe tjetërsimit të 36 hektare tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Spille Kavajë, skemë pas të cilës qëndronte Elvis Roshi. Një sipërfaqe të madhe të pronës së grabitur, Roshi e kishte kaluar në emrat e Shpëtim Kaja, Shqipe Kaja, Reshit Kaja, Kaje Kaja, Florin Kaja, Durim Kaja, Nevruz Kaja, Nazmi Kaja, Dritan Kaja, Fatos Kaja, Marius Kaja, Dyzene Kaja, Lorenc Kaja, Arben Kaja, Semiha Kaja, Hekuram Kaja, Mario Kaja, Astrit Kaja, Mrius Kaja, Pranvera Kaja etj., që të gjithë njerëz të besuar të Roshit dhe të afërmn të shtetasit Ferhat Kaja.
Hotel Supreme mes Çopjave dhe Roshit
Manjola Hysenaj është një nga anëtaret e grupit Çopja që pastron paratë e pista të organizatës kriminale në Shqipëri. Sipas SPAK, vëllezërit Franc e Hajdar Çopja, përpos të tjerave, kanë kamufluar një hotel në emrin e Manjola Hysenajt. Bëhet fjalë për Hotel Domus në Tiranë, një investim miliona euro, i sekustruar nga SPAK si pasuri produkt i veprimtarisë kriminale.
Vëllezërit Çopja, të akuzuar për 4 vrasje, 14 vrasje në tentativë, trafik droge, pastrim parash etj., kanë lidhje edhe me Hotel Supreme në Qerret, një investim miliona euro, kamufluar me një kompani fantazmë, të quajtur Ergi shpk, e cila dyshohet se është përdorur si mburojë e parave të drogës. Aksioner i kompanisë Ergi ka qenë edhe Elvis Roshi, kompani me të cilën dyshohet se ka pastruar miliona euro.
Në nëntor të vitit 2022, e besuara e grupit Çopja, Manjola Hysenaj, ka blerë 25 % të aksioneve të kompanisë Ergi, e cila mbulon Hotel Supreme.

Ka dyshime se Hotel Supreme mund të jetë një investim grupit Çopja, bashkë me Elvis Roshin, Gentjan Dajën dhe Ergys Hoxhën, që të gjithë me të shkuar kriminale në Itali. Nga ana tjetër, SPAK thotë se veprimtaria kriminale e dy vëllezërve Çopja daton rreth viteve 2006 – 2007, ku fillimisht e kanë ushtruar aktivitetin kriminal në Itali duke shpërndarë në sasi të vogla lëndë narkotike të llojit kokainë. Me kalimin e viteve ata u fuqizuan shumë nga shitja dhe trafikimi i drogës, ku nga Italia e shtrinë aktivitetin e tyre kriminal edhe në vende të tjera të Evropës dhe më gjerë.
Në vitin 2023, grupi Çopja nisi të ekspozohej përballë drejtësisë. Në fund të vitit 2023, pak para se SPAK të godiste grupin Çopja, përfaqësuesja e tyre Manjola Hysenaj ia shet aksionet e kompanisë Ergi, që mbulon Hotel Supreme, Gentian Parrucës.

Historia e dyshimtë e Hotel Supreme

Supreme Hotel, në Rrugën Besa në Qerret të Golemit, është një investim miliona euro, kamufluar me një kompani fantazmë me kapital 300 mijë lekë, pas të cilës qëndrojnë figura të krimit dhe trafiqeve, subjekte të ligjit anti-mafia, i cili në këtë rast nuk ka gjetur zbatim.

Ata dyshohet se janë ish nëndrejtori doganave, Ergys Hoxha, i njohur si Gysi i drogës, Gentjan Daja, i akuzar si i dënuar për trafik kokaine në Itali dhe Gjermani, si dhe Elvis Rroshi me 4 emra, i dënuar për përdhunim në grup në Itali, i arrestuar dy herë dhe i dëbuar dy herë nga Zvicra.
Gentian Daja dhe Elvis Rroshi dalin drejtëpërdrejtë si pronarë të hotelit Supreme, ndërsa Gysi i drogës dyshohet se kamuflohet me persona të tjerë.

Po le t’i marrim faktet me radhë
Elvis Rroshi, Gentjan Daja dhe Ergys Hoxha, që të tre subjekte të ligjit anti-mafia, janë shokë në punë të paligjshme.
Në dhjetor të vitit 2006, Elvis Rroshi dhe Gentian Daja themelojnë kompaninë fantazmë të ndërtimit Ergi shpk, me nipt K72522812K, me kapital 300 mijë lekë.

Fusin mbi 800 mijë euro para të pista në këtë kompan që vitin e parë i dhe e pezullojnë. Kompania vetëm në letra, herë pezullohet dhe herë aktivizohet.
Rroshi dhe Daja kujtohen në vitin 2018 për të miratuar bilancet e kompanisë. Arsyeja se pse i miratuan bilancet në 2018 ka të bëjë me faktin se nisin ndërtimin e hotelit luksoz me 5 yje, me para që nuk u dihet burimi.
Një investim miliona euro bazohet në disa bilance të rreme të një kompanie në letra me kapital 300 mijë lekë.
Sot hotel Supreme rezultinn në pronësi të Gentjan Daja dhe Gentian Parruca.
