Prapaskena

Politikë

Takimi në SPAK – Për kë deputet të opozitës i ankohet Monika Kryemadhi, Albana Vokshit, se po bën shumë para? 

Publikuar: 15/04/2025

Dy deputetet e opozitës, Albana Vokshi dhe Monika Kryemadhi u takuan sot rastësisht në oborrin e SPAK. 

Vokshi po dilte nga seanca që ka me sipërmarrësen Vilma Nushi e cila e ka kallëzuar për shpifje, ndërsa Kryemadhi për të bërë paraqitjen e radhës, sipas masës së sigurisë që është vendosur ndaj saj.

Në pak çastet e takimit mes tyre, Kryemadhi shfaqet e acaruar me një nga deputetët e opozitës i cili sipas saj ‘po bën para’.

“Shumë i pacipë paska qenë, bravo i qoftë. Ai është për në librin Guinness. I vetmi njeri në opozitë që pasurohet”, u dëgjua të thotë Kryemadhi, ndërsa Vokshi pohonte me kokë.



Më të lexuarat