Prapaskena

Kryesore

Monika ‘prenoton’ vendin te burgu i Pogradecit dhe shpërthen ndaj Bilushit të Metës: Një mercenar që ka uzurpuar partinë

Publikuar: 15/04/2025

Monika Kryemadhi është me masë siguria për korrupsion dhe pastrim parash. E pyetur nga gazetari Ylli Rakipi nëse i druhet një dënimi me burg, Kryemadhi tha se burgu i Pogradecit është më i bukur se burgu ku po jeton jashtë.

A e keni parë burgun e Pogradecit sa i bukur është? E ke parë burgun jashtë, që duhet të qeshësh edhe kur të vjen të qash? U turrën a ka Monika prona në Angli dhe doli s’ka gjë, dolën të tjerë me prona në Angli. Monika kishte shtëpine e vet, që e kanë sekuestruar. Ka disa gjëra, që për hir edhe të mediave, se e pamë se ç’thoshin përgjimet e Veliajt, se si jepen direktivat për të sulmuar. Ashiqare duken edhe portalet. Të bësh një analizë finananciare, me çfarë paguhen dhe si jetojnë, të ardhurat nuk mbulojnë dot energjinë elektrike. Por janë histori tjetër, ky është korrupsioni më i madh“.

Ajo pretendoi se planin për t’a futur në burg ia ka bërë Erion Veliaj.

E gjithë çështja e stisur e SPAK u ndërtua nga Veliaj, nga familja e inceneratorëve, sepse normal që gjithë ajo që kemi një furtunë brenda PS vjen për shkak të denoncimit tim për inceneratorin e Tiranës. Veliaj nuk do të ma falte kurrë, por edhe Edi Rama, duke qenë i kujdesur duke lëvizur duart e veta nëpërmjet Veliajt“.

Ditën e sotme, Kryemadhi shpërtheu ndaj Tedi Blushit, duke e cilësuar si një mercenar që ka uzurpuar partinë.

U bëj thirrje anëtarëve të PL të rinj e të vjetër, që më 11 maj të votojnë Metën, pavarësisht marrëdhënieve personale që kanë me mua ose me Metën. Sot është me e rëndësishme të çojmë votë morale, se ca thonë mercenarët që kanë uzurpuar drejtimin e PL, ti harrojmë dhe ti anashkalojmë, t’i harrojmë dhe vetëm të ecim para se në fund të ditës vota është për Ilir Metën“, tha Kryemadhi. 



Më të lexuarat