Prapaskena

Kryesore

Mul Noka urdhëroi rrahjen e Vesho Mallistit, pse Fundori u ‘dashurua’ me të gjithë dhunuesit e tij

Publikuar: 07/04/2025

Gazeta Tema (Antena)

Muli sot kishte disa dilema lidhur me të shkuarën e tij të keqe me Fundo-rinën.

Disa vite më parë, kur partinë e drejtonte Luli, Fundo-ri e kishte tepruar me disa sulme personale dhe Muli vendosi t’i jepte një “leksion”.

Thirri një nga kandidatët për deputet të listës së Tiranës dhe i dha detyrën.

Ai e priti të dilte nga shtëpia dhe e rrahu, duke e goditur keq.

Ndërsa të gjithë prisnin që Fundo-rina të denonconte rrahjen, ai akuzoi Ndroqin.

Kështu që prokuroria shkoi në drejtim të gabuar, arrestoi dikë për një muaj dhe pastaj e liroi, duke e lënë rrahjen pa autor.

Muli ende nuk po e kuptonte pse Fundo-rina nuk donte ta denonconte.

Pas disa kohësh, situata u ndërlikua dhe më keq, pasi autori i rrahjes ishte i nxehur pse nuk i njihej merita që e kishte rrahur – pasi po ia merrnin meritën të tjerë.

Dhe për këtë, u zotua se do të arrinte patjetër që t’i njihej merita.

Aty Muli ndërhyri fort, që gabimi të mos përsëritej, por i premtoi se do negocionte që Fundo-rina t’ia njihte meritat.

Kështu, pas shumë negociatash, ai arriti t’ia mbushte mendjen Fundo-rinës që t’ia njihte meritat e rrahjes autorit të vërtetë, dhe jo të shpikte si autor Ndroqin.

Fundo-rina i dha fjalën se do t’ia njihte meritat, por jo publikisht, pasi i prishte punë tani që e kishte caktuar Ndroqin si rrahës.

Por premtoi se do t’i mbetej mirënjohës rrahësit për nderin që i kishte bërë, duke e kthyer në viktimë të Ndroqit.

Tani Muli pyeti Lelon:

— A ja vlen ta denoncojmë si rast, se tani nuk kemi më asnjë detyrim, as ndaj rrahësit?

— Jo, tha Lelo. Ne jemi parti e fjalës së mbajtur. Nuk e shkelim besën.

Luli ishte besëprerë.



Më të lexuarat