Prapaskena

Politikë

Tensionet në Kuvend, seanca plenare shtyhet për të hënën! Spiropali-opozitës: Ejani me mend të tjera

Publikuar: 13/02/2025

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka shtyrë seancën plenare për ditën e hënë ora 10:00.

Vendimi u mor pasi deputetët e opozitës kanë marrë kartat e votimit të socialistëve, duke pamundësuar në këtë mënyrë procedurën e votimit në Kuvend.

“Informohem nga shërbimet e kuvendit, se kartat e deputetëve janë marrë nga vendet e tyre në mënyrë krejt të paarasyeshme, për shkak të situatës së krijuar, akteve të dhunës të përsëritura dhe të tjera probleme të rënda të mbarëvajtjes së seancës për shkak të dhunës së ushtruar kjo seancë shtyhet për të hënën në 10:00 në mëngjes.

Dhe uroj shumë që të hënën në orën 10:00 të vini me mend të tjera dhe të respektoni qytetarët që na kanë votuar dhe ti kthehemi normalitetit, votimit dhe diskutimeve sic na takon”, tha Spiropali.



Më të lexuarat