Partia Demokratike duket se ka marrë nën kontroll Radiotelevizionin Shqiptar, duke postuar një lajm të rremë sikur e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, VanHorn, ka takuar gjyqtarin Erjon Bani, për të interferuar në procesin ndaj Erion Veliajt.
E futur në kontekstin e një mbështetjeje politike nga Ambasada e SHBA për gjyqtarin që ka marrë masën e sigurisë ndaj Veliajt, lajmi duket qartazi një keqpërdorim politik i RTVSH në këtë klimë të ngarkuar politike në betejat e drejtësisë me politikën.
Lajmi është shoqëruar me fotografinë e një takimi që e ngarkuara me punë VanHorn ka pasur me gjyqtarin Bani në dhjetor të vitit të kaluar. Sot Bani ka qenë gjatë gjithë ditës në sallën e gjyqit!
Siç dihet, RTVSH është rekord për punësimet politike nga zyra e shtypit e PD. Aty janë së paku disa drejtues emisionesh dhe gazetarë që vazhdojnë të jenë edhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së, duke e bërë qesharak statusin ligjor, por edhe besueshmërinë publike të këtij stacioni, i cili tani ka mbetur edhe pa drejtor.
Skandali vjen një ditë para se Kuvendi të shkarkojë në bllok anëtarët e Këshillit Drejtues, të përfshirë në afera korruptive, qoka ndaj njëri-tjetrit, paligjshmëri, nepotizëm etj., bashkë me elektriçisten Aurora Polo, e komanduar në krye të RTSH në kundërshtim me ligjin dhe që shumë shpejt do të përfundojë te burgu i grave në Pogradec.