Prapaskena

Kronike

Mbi 6 orë seancë për Veliajn, Xoxën dhe 6 biznesmenët, trupa gjykuese tërhiqet për vendimin

Publikuar: 12/02/2025

Trupa gjykuese e GJKKO është tërhequr për vendimin lidhur me masat e arrestit ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa si dhe 6 biznesmenëve të akuzuar për ndërtimin e një skeme korruptive per përfitime të paligjshme të fondeve publike.

Seanca ka zgjatur mbi gjashtë orë, ndërsa është raportuar se ka pasur edhe një moment përplasjeje të fortë mes Veliajt dhe prokurorit të çështjes së tij, Olsi Dado.

Si Veliaj dhe Xoxa kanë kërkuar heqjen e masave të sigurisë ndaj tyre.

Thuajse gjatë gjithë kohës, jashtë ambienteve të SPAK, është mbajtur një protestë e disa qytetarëve në mbështetje të Veliajt. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe pa praninë e kamerave.

Masat paraprake janë:

Erion Veliaj – Arrest me Burg

Ajola Xoxa – Arrest në shtëpi

Elman Abule – Arrest në burg

Gentian Sula – Detyrim paraqitje

Fatmir Bektashi – Detyrim paraqitje

Sokol Kryeziu – Detyrim paraqitje

Meriman Palushi – Detyrim paraqitje

Shkëlqim Fusha – Detyrim paraqitje



Më të lexuarat