Prapaskena

Aktualitet

“SPAK ka dalë nga shinat”, Rama sulmon “Birn”: Deklaratë e nxjerrë jashtë kontekstit

Publikuar: 11/02/2025

Kryeministri Edi Rama mohon të ketë thënë se Prokuroria e Posaçme (SPAK) “ka dalë nga shinat”, siç u citua nga gazeta “Reporter” e rrjetit investigativ Birn.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama thotë se përgjigja e zyrës së tij të shtypit për “frëngjinë” Birn, është nxjerrë jashtë kontekstit. Ai ka shpërndarë edhe përgjigjen e plotë që pretendon se ia ka dërguar gazetës pasi i kërkuan një reagim lidhur me arrestimin e Erion Veliajt.

Për deklaratën e interpretuar sikur tha “SPAK ka dalë nga shinat”, Rama prenedon se në fakt ka thënë se është në “dyshimin e arsyeshëm për një hetim jashtë shinave kushtetuese”.

Reagimi i plotë i Ramës:

Kjo frëngji është e një grupi që quhet Birn, i cili pretendon se lufton për të vërtetën dhe ndërkohë nxjerr nga konteksti brutalisht përgjigjen e zyrës së shtypit të kryeministrisë! Dhe tani ky titull i pavërtetë bëhet avaz kudo, e pastaj do thuhet se ai ka thënë që …

Kjo më lart është bota çmendurake ku jetojmë. Ndërsa kjo më poshtë është deklarata e zyrës së shtypit në përgjigje të pyetjes së Birn se a do të shkarkohet Erjon Veliaj:

Mesa duket nuk e keni ndjekur adresimin që kryeministri i bëri arrestimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës, ku jemi në kushte tërësisht të ndryshme nga të gjitha rastet e mëparshme.

E para, sepse nuk kemi një çështje konkrete korrupsioni për të cilën ka një aktakuzë, po jemi përpara nje romani voluminoz  mbi gërmimet e kryera në jeten e tij dhe bashkëshortes së tij. Pra, në thelb jemi përballë një rasti që krijon dyshimin e arsyeshëm të një hetimi jashtë shinave kushtetuese dhe një ndalimi në shkelje të standarteve demokratike. Por është ende shumë herët për të dalë në përfundime, prandaj rezervojmë të drejtën për të marrë kohë.

E dyta, qëndrimi pesëvjecar i Partisë Socialiste dhe kryeministrit për të mos bërë asnjë koment në asnjë rast specifik, ka ndryshuar me heqjen e djeshme nga puna të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, për ta mbyllur pa gjyq në një qeli dhe duke kycur ne shtepi edhe bashkeshorten, nene e nje djali gjashtevjecar.

Ky fakt tejet problematik per gjithe kryeqytetin, jo thjesht per kryebashkiakun si pale ne proces po edhe per ne si garante te Reformes ne Drejtesi dhe njekohesisht te kontratave me qytetaret ne nivel qendror e vendor, aq me teper per metropolin e Shqiperise, kerkon nje reflektim shume serioz.

Dhe e fundit, ne do t’ju ishim shume mirenjohes juve dhe cilesdo media qe ne vend se te beje thjesht leximin e romanit policor te akt-akuzes, te hedhe drite per provat qe e mbeshtesin ose jo fillin e atyre afro 400 faqeve.

Si perfundim, pergjigja eshte qe jo vetem kryetari i Bashkise se Tiranes nuk do te shkarkohet nga detyra, po nga ndalimi i tij ka lindur per ne detyra qe te vazhdojme te jemi garante te palekundur te drejtesise, duke nxitur sa me shume transparence per te dale tek e verteta. Ciladoqofte ajo.



Më të lexuarat