Kryeministri Edi Rama në rubrikën ‘Sy më sy’ deklaroi se lufta kundër korrupsionit do të vazhdojë majtas dhe djathtas.
Ai ka theksuar se Partia Socialiste është risia e madhe që godet persona të sistemit politik dhe ka forca të shumta.
“Miku im, PS është buja, zhurma, risia e madhe që godet persona të sistemit politik që duket sikur të tërë po kalojnë në atë sit. Por jo, unë që jam këtu, nuk jam në asnjë aspekt zero. Prandaj, PS nuk i qaj hallin fare. Edhe do të jetë më afër 1 milionëve, ka forca të shumta. Ka qenë vullneti i PS kjo që po ndodh.
Amerika, Amerika? Cila Amerike? Na ka mbështetur. Amerika mund të ndryshojë qasje, por këtu qasja nuk ndryshon. Lufta kundër korrupsionit do të vazhdojë majtas dhe djathtas. Mbasi e merr nga drejtimi i kryeqytetit, ku ka një mijë punë për të bërë, shkruan aty perzumohet i pafajshëm.
Më thonë ti pse nuk bën drejtësi? Unë e di që shqiptarët e kanë vdis pa të dua. Unë e di që kur opozita mos të jetë kjo që është dhe kjo e sotmja nuk do të jetë kështu, edhe do të jenë të hapura dyert e BE, unë di që nuk bëj unë drejtësi.
Ajo që ne mund të bëjmë është reforma, që jemi e para forcë që do e bëj me të gjitha kostot. Unë i di të gjitha gërricjet në lëkurë. I di të gjitha. është populli ai që vendos”, tha Rama.