Prapaskena

Kryesore

Rama: Altin Dumani ka pasur ’21 janarin’ në dorë dhe nuk bëri asgjë, dosja ndaj Veliajt roman

Publikuar: 11/02/2025

Kryeministri Edi Rama thotë se është vullneti i PS-së për të luftuar kundër korrupsionit, dhe si shembull sjell kreun e SPAK, Altin Dumani i cili thotë se kur ka qenë prokuror i zakonshëm ka pasur dosjen e ’21 janarit’ në tavolinë por nuk ka bërë asgjë. 

“Altin Dumani, që është drejtues i SPAK e ka pasur 21 janarin në tavolinë dhe më parë kur ka qenë prokurori të zakonshme, ka qenë prokuror i 21 janarit. Ka pasur mundësi të luftojë dhe atëherë korrupsionin.

Dini gjë që të ketë bërë luftë kundër korrupsionit ti ketë dalë emri siç i ka dalë tani. Jo se ka qenë e pamundur. Drejtësia ka qenë e kapur. Sot drejtësia doni apo s’doni ju, e ata që bëjnë kua kua apo ata që u shkojnë nga prapa. Drejtësinë e ka çliruar nga kontrolli i pushtetit politik, forca politike që unë kam privilegjin të udhëheq për të bërë luftë majtas e djathtas” tha Rama. 

Ndërkaq, kryeninistri e ka konsideruar dosjen ndaj Erion Veliajt një roman triller.



Më të lexuarat