Prapaskena

Politikë

Padia për shpifje: Vilma Nushi mungon në seancë, Vokshi: Do t’i shkojmë deri në fund!

Publikuar: 11/02/2025

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka shtyrë seancën e sotme ku do të merrej vendimi lidhur me padinë për shpifje të Vilma Nushit ndaj Albana Vokshit si kryetare e Komisionit Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë për çështjen e kontratës së chek upp dhe sterilizimit. Shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e pranisë së Nushit.

Deputetja e PD, Albana Vokshi pas shtyrjes së seancës foli para mediave ku u shpreh se në seancën e ardhshme kanë kërkuar që e pranishme të jetë edhe Vilma Nushi për të dëgjuar pretendimet e saj. Vokshi gjithashtu shtoi se nushi duhet të jetë e pranishëm që të dëgjojë edhe sqarimet e deputetes demokrate në lidhje me chek up.

Vokshi shtoi se e ka kallëzuar 2 herë këtë koncension, abuziv e korruptiv me pasoja të rënda për qytetarët. Ajo theksoi se është në dispozicion të SPAK për të dhënë informacione të tjera, në lidhje me këtë koncension, që i ka grumbulluar edhe nga komisioni hetimor.

Deputetja demokrate shtoi se nuk ka asgjë me paratë e fituara ndershëm nga biznesët e saj, por shtoi se Vilma Nushi s’do gëzojë asnjë qindrakë me abuzimin e parave të shëndetësisë jo vetëm në buxhet, por edhe te qytetarët e bizneset e tyre. 

“U refuzua nga ana jonë pajtimi. Kemi kërkuar seancën e ardhshme të paraqitet znj.Nushi e për të dëgjuar pretendimet e saj dhe sëarimet e mia në lidhje me chek up. E kam kallëzuar 2 herë këtë koncension, abuziv e korruptiv me pasoja të rënda për qytetarët. E kam kallëzuar në PP, SPAK dhe 4 vite po e heton, jam në dispozicion të SPAK për të dhënë informacione të tjera, në lidhje me këtë koncension, që i kemi grumbulluar edhe nga komisioni hetimor, pavarësisht se komisioni hetimor u mbyll pa raport parlamentar. Ndaj grupi i punës në PD po punon, dhe do e bëjmë publik me qëndrimet përkatëse dhe kallëzime në SPAK për një sërë ministrash e zv.ministrash apo punonjës të adminmistartës dhe ortakë të konensionarëve.

S’kam asgjë me paratë e fituara ndershëm nga biznesët e saj, po Vilma Nushi s’do gëzojë asnjë qindrakë me abuzimin e parave të shëndetësisë jo vetëm në buxhet, por edhe te qytetarët e bizneset e tyre. Si vampire e korrupsionit ka marrë gjakun e pensionistëve, qytetarëve, adminsitratës për fitime galopante korruptuive. Ne do i shkojmë deri në fund.

Është model i paparë në asnjë vend të botës, 10 vite para për Vilma Nushin dhe me miratimin e Edi Ramës. Do jem personalisht në gjykatë, 26 shkurt séance e radhës, dhe do faktoj çdo deklaratë timen, çdo abuzim në lidhje me chek upp dhe duke i bërë publike edhe për median. Me dokumente abuzimet, pagesën e qindra mijëra analizave të chek upp të pakryera. Do dëshmoj shkeljen e kontratës së firmosur nga Beqaj e Vilma Nushi,” tha Vokshi.



Më të lexuarat