Prapaskena

Politikë

Bardhoku që organizoi takimin e Saliut në Itali; ortak me djalin e Nasip Naços, vajzën e Edmond Haxhinastos dhe sekretarin e PD

Publikuar: 11/02/2025

Personi i autorizuar për veprimet e kompanisë së tyre, është mafiozi Bernard Çumashi, ish-shef sigurie në Rinas kur e kishin kinezët dhe administrator i ARMO kur e kishin ruso-bjellorusët; i emëruar në këto dy detyra me ndikim të Edmond Haxhinastos e Nasip Naços kur ishin ministra, ndërsa në tetor 2016, ai futi në Shqipëri 13 milionë Euro nga rusia nëpërmjet një kompanie të lidhur me Vladimir Putin dhe në listën e zezë të SHBA…

Në takimin e “non grata” Sali Berishës në Romë, ishte prezent Adriatik Llalla, ish-krye prokurori “non grata” i dënuar 2 vite me burg e në kërkim nga SPAK për korrupsion e fshehje pasurie.

Në takim, ishte dhe “monstra” e drejtësisë Gjin Gjoni, ish-gjyqtar e ish-Anëtar i KLD, i larguar me vetting për korrupsion, pasuri të paligjshme e fshehje të tyre dhe favorizim kriminelësh. Ai që organizoi, financoi dhe mbajti fjalën e hapjes në takimin e Sali Berishës në Romë, ishte emigranti Bardhok Doda, prezantuar si kryetar i PD- Romë dhe biznesmen; i cili në fjalën e tij, tha: – Tani është rradha jonë për të marrim pushtetin me në krye Sali Berishën.

Dokumentet tatimore, që po publikon “Pamfleti”, vërtetojnë se Bardhoku është ortak me vajzën e Edmond Haxhinastos, me djalin e Nasip Naços që janë krushq dhe me sekretarin e PD për Diasporën, Indrit Hoxha.

Konkretisht, janë ortakë në kompaninë “AIRfire Albania Sh.p.k”, ku Eliza Haxhinasto ka 20% pronësi me burrin Franko Naço; Bardhok Doda ka 20% dhe sekretari i PD-ës, Indrit Hoxha ka 20%, të cilët kanë deklaruar aktivitete të shumë llojeve me këtë logo biznesi.

Ndërsa 40% të kësaj kompanie i ka greko-italiani Andrea Evangelisti, personi, që nëpërmjet Bardhokut të Saliut si ndërlidhës e ortakëri, pastrojnë me ndërtim pallatesh, agjenci transporti rrugor e detar, fajde, shit-blerje pasuri të paluajtshme; milionat që kanë vjedhur krushqit Edmond Haxhinasto e Nasip Naço kur ishin ministra të LSI-së në pushtet me PD-në e PS-në. Naçot, Haxhinastot dhe Bardhoku i PD-së në Itali, kompaninë e përbashkët “AIRfire Albania Sh.p.k” e kanë krijuar në datën 30 shtator 2022 dhe qysh atëherë, administrator është Indrit Hoxha, Sekretari i PD për Diasporën, me të cilën kanë ndërtuar pallate në Torino e Milano.

Por person të autorizuar, për të kryer veprimet e kompanisë së tyre “AIRfire Albania”; Naçot, Haxhinastot, Bardhoku i Saliut dhe sekretari i PD-së, kanë caktuar mafiozin Bernard Çumashi.

Kujtojmë, që mafiozi Bernard Çumashi ka qenë shef i sigurisë së Aeroportit të Rinasit kur e kishin kinezët; dhe administrator i ARMO kur e kishin ruso-bjellorusët, i emëruar në këto dy detyra me ndikim të ish-ministrav Haxhinasto e Naço, të cilët e kishin dhe këshilltar të jashtëm.

Nuk është rastësi, as fakti, që në muajin tetor 2016, një muaj pasi Edmond Haxhinasto u shkarkua nga detyra Ministër Transporti; në Shqipëri u futën 13 milionë Euro nga Rusia për llogari të kompanisë rise “Gunvor Oil” në Shqipëri, të licencuar nga Naço e Haxhinasto.

Këto 13 milionë Euro nga Rusia, erdhën në adresë të Bernard Çumashit, përfaqësues i kompanisë “Gunvor Oil”, futur në listën e zezë nga SHBA, për lidhje me Vladimir Putin.

Por mafiozi Bernard Çumashi, është dhe përfaqësues i kompanisë “AIRfire Albania” me pronarë vajzën e Edmond Haxhinastos, djalin e Nasip Naços, Bardhokun e Saliut, sekretarin e PD-së, dhe greko italianin Andrea Evangelisti, të cilët bëjnë pastrim parash në Shqipëri e Itali.

Këta, i kanë zyrat te një mjedis luksoz në adresën: Njësia Bashkiake Nr. 5, rruga “Zef Jubani”, Ndërtesa Nr 8, Hyrja Nr:1, Apartamenti nr. 23 në Tirnë, ku SPAK mund të trokasë dhe të kërkojë letrat e bizneseve që kanë bërë e bëjnë./Pamfleti



Më të lexuarat