I ftuar në emisionin “Now”, juristi Ylli Manjani ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Manjani e ka cilësuar arrestimin e Veliajt si një veprim të papranueshëm, duke theksuar se ai u ndalua pa fakte dhe prova, dhe që ndaj tij nuk ka akuzë zyrtare.
“Se pari, edhe nga përshkrimi i gazetarit, por dhe nga njoftimi i SPAK-ut, kuptojmë se Erion Veliaj nuk është i pandehur. Do të thotë që ndaj këtij personi nuk ka akuza zyrtare. Ajo që ne kemi diskutuar, dhe unë kam qenë dhe jam i vetmi që mund të kem këtë tezë, është se personi nën hetim nuk është i pandehur.
I pandehur do të thotë që shteti të ka vënë zyrtarisht në akuzë dhe kjo ndodh kur ndaj teje ka prova, akuza kërkon prova, jo llafe. Sot, ndaj personit nën hetim nuk ka akuza, që do të thotë se SPAKU nuk ka mbledhur ende prova që ta ketë të pandehur”, tha Manjani.
Ai gjithashtu e quajti të papranueshme mbajtjen në paraburgim të një personi pa akuza zyrtare, duke theksuar se këtij parim i ka qëndruar për 15 vjet. I pandehur do të thotë që shteti të ka vënë zyrtarisht në akuzë dhe kjo ndodh kur ndaj teje ka prova, akuza kërkon prova, jo llafe. Sot, ndaj personit nën hetim nuk ka akuza, që do të thotë se SPAKU nuk ka mbledhur ende prova që ta ketë të pandehur”, tha Manjani.
Ai gjithashtu e quajti të papranueshme mbajtjen në paraburgim të një personi pa akuza zyrtare, duke theksuar se këtij parim i ka qëndruar për 15 vjet.