Prapaskena

Politikë

Gaz Bardhi merr pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve”: Bota do jetë më e sigurtë tani që e dëgjova me veshët e mi Donald Trump-in

Publikuar: 06/02/2025

Gazment Bardhi, mori pjesë në ceremoninë e “Mëngjesit të Lutjeve” në Uashington.

Lajmin e ka bërë të ditur sot vetë deputeti demokrat, me një postim në Facebook, teksa shton se bota do jetë më e sigurtë dhe e begatë gjatë presidencës së Trumpit.

Postimi i Gazment Bardhit në Facebook:

“Në Washington DC kisha kënaqësinë të jem pjesë e ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, ku kisha mundësinë të takoja miq amerikanë e pjesëmarrës të tjerë nga rreth 120 vende të botës, me të cilët ndamë pikëpamjet tona për situatën politike, si dhe rolin e Shqipërisë në rajon e më gjerë.

Pjesëmarrja e presidentit Donald Tramp dhe fjala e tij, më shton bindjen se bota do të jetë më e sigurt dhe më e begatë gjatë drejtimit të tij, në të gjitha aspektet globale, si ato të ekonomisë, sigurisë dhe demokracisë.

Zoti e bekoftë miqësinë Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.



Më të lexuarat