Emri i 46-vjeçarit Gëzim Hoxha lidhet me një kartel kompanish dhe përfitimi të dhjetëra milionë euro para publike, përmes tenderave kryesisht sekret, të paracaktuar dhe me hije të theksuara korrupsioni. Hoxha qëndron pas kompanive FIRST, INTELISOFT, FIRST RENT CAR, Agenfor International Security, B&T Signaal Traffic Solutions etj.

Kompania First e Gëzim Hoxhës rezulton një kliente solide në tendera sekretë të Autoritetit Kombëtar i Çertifikimit Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike me në krye Igli Tafa dhe të AKSHI-t.
Gjatë 5 viteve të fundit, kompania First ka marrë përmes tenderave sekretë nga këto dy institucione të sigurisë kibernetike rreth 30 milionë euro. Kompania përflitet se ka përfituar edhe një tjetër tender tjetër sekret nga AKSHI, i pabotuar askund, me vlerë 15 milionë euro.

Teksa përfitimet e parave publike të kësaj kompanie, nëse marrim parasysh edhe tenderin e pakonfirmuar, arrijnë 45 milionë euro, shpenzimet e saj janë modeste, përfshirë edhe dividenti. Shpenzimet e kompanisë në raport me shumat e përfituata të parave publike ngrenë dyshime të forta se kompania mund të përdoret si kamuflim për zhvatjen e parave publike, duke i kanalizuar në xhepat e zyrtarëve publikë.
Një tjetër kompani ka përfituar rreth 43 milionë euro tendera sekretë. Bëhet fjalë për kompaninë Advanced Business Solutions – ABS, me nipt K21710002J, themeluar në vitin vitin 2002 nga Shegush Meçe.

Kompania ka si objekt; Tregetimi, import-eksport i paisjeve elektronike, informatike, mekanike te telekomunikacionit, te linjave dhe makinerive, te pjeseve te ndryshme te kembimit.
Nga viti 2010, pronar i kompanisë rezulton Gerond Meçe, 52 vjeç, i biri i Shegushes.


Kompania me administrator Eriksela Shuli dhe Shkëlqim Kërluku, nuk rezulton me ndonjë lidhje të dukshme me familjarë të kryeministrit, edhe pse Meçe është lakuar si ortak me Armand Frangun, i njohur si baxhanaku i kryeministrit Rama.
Prapaskena ka zbuluar mbi 800 transaksione që institucionet publike kanë bërë me kompaninë Advanced Business Solutions – ABS, duke i kaluar në llogari 43 milionë euro për shërbime si mirëmbajtje të aparateve dhe pajisjeve të zyrave, shërbime speciale, instalim të sistemit të kompjuterave etj.
