Prapaskena

Analizë

Lamtumira e kryepeshkopit Anastas, Mitsotakis: Diplomat i dashurisë, ishte urë miqësie dhe komunikimi mes shteteve

Publikuar: 30/01/2025

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis mbajti fjalimin e tij në ceremoninë mortore të Anastas Janullatos.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë greke e përshkroi Kryepeshkopin Anastas si një njeri të guximshëm dhe shpresëdhënës, që kontribuoi me pasion dhe përkushtim në forcimin e lidhjeve mes dy popujve dhe në zhvillimin e Kishës Orthodhokse në Shqipëri.

Shumica e të pranishmëve e dinë se cfarë arriti Anastas që kur mbëriti në Shqipëri, një vend i rrënua nga regjimi autoritar me të krishterë të persekutuar dhe bashkëkombasit tanë të lënë në harresë.

Megjithatë duke marrë forcë nga besimi i thellë, hodhi themelet e kishës ortodokse të Shqipërisë. Hapi dhjetëra institucione arsimore, shëndetësore dhe bamirësie, një mrekulli e vërtetë mes rrënojave.

Gurët që na hedhin ata që luftojnë kundër, thoshte se ne i mbledhin dhe me to ndërtojmë kisha dhe shkolla. Nuk është rastësi që sot e vajtojnë grekët dhe shqiptarët por edhe njerëzit kudo në botë pavarësisht feve. Ishte urë miqësie midis popujve dhe komunikimi midis shteteve.

Jam një nga fatlumët që pata mundësi ta njoh dhe të bashkëpunoj me vite me radhë. E konsideroj këtë përvojë një angazhim profesional por dhe personale. Prandaj me plot të drejtë mund të quhet diplomati i dashurisë mision që e përmbushi me maturi dhe ndërgjegje”, tha Mitsotakis.



Më të lexuarat