Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj. Ai tha se vota e Diasporës do e groposë opozitën dhe në veçanti PD-në, teksa e quajti bumerang dhe autogol të saj, për të cilën do bëhet pishman. Madje parashikoi se PD do kërkojë heqjen e kësaj vote pas zgjedhjeve.
“Vota e diasporës do i bëjë gropën opozitës. Ditët pas zgjedhjeve opozita do kërkojë heqjen e votës së Diasporës. Ky është autogol shumë i madh, është bumerang. Këto vota do i rrisin nga një deputet Partisë Socialiste në çdo qark, 10-15 mijë vota të emigrantëve për çdo qark, në total gati 150 mijë vota të diasporës, të gjitha shkojnë dhe favorizojnë PS-në. Kaq e thjeshtë është”, u shpreh Spahiu për “Report Tv”.
Juristi shtoi se pikërisht vota e diasporës mund të bëhet edhe alibi për parregullsi të zgjedhjeve pas 11 Majit.