Prapaskena

Aktualitet

Të hënën Arben Ahmetaj del në intervistën e tretë nga arratia, paralajmëron dokumenta të reja

Publikuar: 23/01/2025

Arben Ahmetaj, ish-ministri i Financave dhe ish-zëvendës kryeministri i qeverisë së Edi Ramës do të shfaqet në një tjetër intervistë televizive.

Si edhe më herët, intervista e Arben Ahmetaj do të transmetohet ditën e hënë në televizionin “Syri”.

Kjo është hera e tretë që Ahmetaj shfaqet në intervistë me gazetarin Çim Peka dhe këtë radhë premton nxjerrjen e fakteve për aferat korruptive të ish bashkëpunëtorëve të tij politikë.

Kujtojmë se Ahmetaj ndodhet jashtë shtetit, teksa SPAK e ka shpallur atë në kërkim duke e akuzuar për një seri akuzash nga korrupsioni te fshehja e pasurisë.



Më të lexuarat