Prapaskena

Kryesore

Apel për ndihmë: Të shpëtojmë jetën e vogëlushit Grini!

Publikuar: 23/01/2025

Vetëm 7 vjeç, Grini, një djalë plot energji dhe buzëqeshje, po lufton për jetën e tij. Prej katër muajsh, sëmundja e rëndë e encefalitit akut ia ka ndryshuar rrënjësisht jetën.

Nga një fëmijë që vraponte e luante pa u ndalur, tani Grini nuk mund të flasë, të ecë, të kujtojë apo të marrë frymë lirshëm.

Kujtimet e tij të bukura, si xhirot me motor me babain, i japin forcë për të përballuar këtë sfidë. Por shpresa për shpëtimin e tij qëndron në një trajtim të specializuar në Spitalin Pediatrik Bambino Gesù në Itali.

Familja e tij që nuk dorëzohet për asnjë moment, ka nevojë për ndihmën e të gjithëve.

Kostot për trajtimin dhe transportin janë tepër të larta, dhe çdo kontribut nga ju mund të bëjë ndryshimin mes jetës dhe vdekjes për Grinin.

Kontriboni dhe ju të shpëtojmë Grinin:

https://www.gofundme.com/f/ndihmo-grinin-e-vogel?attribution_id=sl:1efc4bdc-7426-44fd-89ec-391af8adde9e&lang=it_IT&utm_campaign=fp_sharesheet&utm_medium=customer&utm_source=whatsapp



Më të lexuarat