Prapaskena

Aktualitet

Dy eurodeputetë shpëtuan familjen palestineze nga lufta dhe e nisën drejt Tiranës, si paraqitet gjendja shëndetësore e 1-vjeçarit

Publikuar: 17/01/2025

Sjellja e fëmijës 1 vjeç nga Gaza në Tiranë dy ditë më parë (15 janar 2025) ka ardhur prej një kërkese të 2 eurodeputetëve të Bashkimit Evropian në drejtim të Shqipërisë, e cila u është përgjigjur pozitivisht.

Familja ka udhëtuar direkt nga Gaza në Tiranë përmes një avioni ambulancë dhe aktualisht po strehohet në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit në Babrru, por brenda pak ditësh synohet të kaloj në një ambient më të përshtatshëm me qira në Tiranë.

Raportoht se i vogli ka shfaqur probleme të infeksionit pulmonar të përsëritur ndërsa motra, vëllai dhe babai i tij janë duke u ndjekur me psikolog përgjatë qëndrimit në Tiranë.

Tashmë 1-vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lërë ambientet e spitalit brenda pak ditësh.

Evakuimi i vogëlushit në vendin tonë u bë i ditur më (16 janar 2025) nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri me anë të një njoftimi zyrtar nënvizonte se vogëlushi po trajtohej në QSUT, ndërsa babai dhe motra e tij u akomoduan në qendrën e refugjatëve në Babrru të Tiranës.



Më të lexuarat