Prapaskena

Politikë

Dosja “Partizani”/ Kushtetuesja shqyrton sot kërkesën e Sali Berishës për vlerësimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”

Publikuar: 17/01/2025

Gjykata Kushtetuese do të marrë sot në shqyrtim kërkesën për shfuqizimin e masës ‘arrest shtëpie’ në të cilën kryetari i PD-së qëndroi për 11 muaj dhe iu ndryshua me vendim të GJKKO-së më 27 nëntor 2024.

Kjo masë sigurie u dha nga GJKKO më 30 dhjetor 2023 po me kërkesë të SPAK, dy muaj pasi Berisha refuzonte të zbatonte ‘detyrimin me paraqitje para prokurorisë’. Për këtë kërkesë SPAK fillimisht kërkoi autorizimin e Kuvendit.

Pjesë e trupit gjykues do të jetë dhe gjyqtarja Marsida Xhaferllari e cila kërkoi të jepte dorëheqjen por gjykata refuzoi. 

Gjykata Kushtetuese rrëzoi më 21 nentor 2024 ankimin e Sali Berishës për të shpallur ‚antikushtetuese‘  masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’, dhënë fillimisht nga GJKKO, me kërkesë të SPAK në kuadër të hetimeve të dosjes për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Sportiv ‚Partizani‘.



Më të lexuarat