Prapaskena

Politikë

“Berisha përfaqësues i korrupsionit madhor, shpëton nga partia”, Petro Koçi: E injoronte drejtësinë, tani i bindet

Publikuar: 17/01/2025

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se ish kryeministri Sali Berisha është përfaqësues i korrupsionit madhor.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Koçi u shpreh se Berisha e injoronte drejtësinë, por tani i bindet.

Sali Berisha, ndryshe nga reagimi i tij fillestar kur injoroi SPAK, tashmë është kthyer në njeri që vapon për t’iu bindur çdo masë sigurie.

Kjo vërteton se sot drejtësia është fjala e ditës. Drejtësia është kryefjala e ditës, për luftën kundër korrupsionit. Berisha është përfaqësues madhor, i korrupsionit madhor.

Përfiton nga fakti që është lider i opozitës. Fakti që masa e mëparshme, izolimi në shtëpi ishte nga mosha. Po të kishte moshë tjetër, mund të kishte masë më të rëndë sigurimi. Ai e sfidoi drejtësinë, retorika e tij ka qenë tejet agresive nga drejtësisë.

Është e prapanueshme, jo vetëm për një titullar, por edhe për qytetarët e thjeshtë. Ai kërkon që shoqëria të ndjekë shembullin e tij”, theksoi ai.



Më të lexuarat