Prapaskena

Kulturë

Ndahet nga jeta regjisori ikonik hollivudian

Publikuar: 16/01/2025

David Lynch, regjisori i filmave të njohur si Mulholland Drive dhe Twin Peaks, ka vdekur në moshën 78-vjeçare.

Vdekja e Lynch u njoftua në faqen e tij në Facebook nga familja e tij.

Lynch zbuloi në vitin 2024 se ai ishte diagnostikuar me emfizemë pas një jete si duhanpirës dhe konsumues alkooli. Familja e tij njoftoi vdekjen e tij në një postim në Facebook, duke shkruar: “Ka një boshllëk të madh në botë tani që ai nuk është më me ne. Por, siç do të thoshte ai, ‘Mbaje syrin te donuti dhe jo te vrima’”. Shfaqja televizive “Twin Peaks” dhe filma të tillë si “Blue Velvet”, “Lost Highway” dhe “Mulholland Drive” shkriu elemente të horrorit, film noir-it, dhe surrealizmit klasik evropian. Lynch thuri tregime, jo ndryshe nga ato të paraardhësit të tij spanjoll Luis Bunuel.



Më të lexuarat