Prapaskena

Aktualitet

U arrestua në Durrës për llogari të SPAK, Artan Hoxha publikon foton: Ky është Kreshnik Farruku i vërtetë!

Publikuar: 12/01/2025

Para pak ditësh, është vetëdorëzuar në policinë e Durrësit Kreshnik Farruku/ Budlla por që Gjykata e Durrësit e kishte lënë në arrest shtëpie.

Ndërkohë që këtë të shtunë në mbrëmje RENEA e ka arrestuar Kreshnik Farrukun në Durrës për llogari të SPAK-ut.

Dy vëllezërit, Kreshnik Bodlli (Farruku) dhe Erneo Farruku, të njohur për përfshirjen e tyre në një klan kriminal të trafikut të lëndëve narkotike, vendosën të vetëdorëzohen pranë Policisë së Durrësit.

Pas vetëdorëzimit, ata u ndaluan me qëllim ekstradimi drejt Italisë në lidhje me aktivitetet kriminale që kanë zhvilluar në kuadër të organizatës së strukturuar ndërkombëtare që drejtojnë.

Lidhur me arrestimin e Kreshnik Farrukut ka reaguar edhe gazetari i kronikës, Artan Hoxha i cili ka publikuar edhe foton e gangsterit me 10 emra.

Postimi i Hoxhës:

Forca e Posaçme Operacionale ka arrestuar sot në mbrëmje Kreshnik (Budlla) Farrukun, i cili u gjet në banesën e tij në fshatin Armathe të Manzës, ku ndodhej në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Kreshnik Farruku, 51 vjeç, i njohur si kreu i klanit “Farruku” dhe vëllai i tij, Erneo Farruku, 37 vjeç, të dy të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, u vetëdorëzuan në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ditën e martë më 7 janar 2025.

Po atë ditë, më 7 janar 2025, gjykata e rrethit gjyqësor Durrës vendosi:

‘1. Miratimin e arrestit të përkohshëm të shtetasit Shqiptar Kreshnik Farruku, i datëlindjes 1974, pasi Gjykata e Brescia, Itali me vendimin Nr. 12042/2020 RGNR-5352/2021 RI GIP, datë 29.08.2024, ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit “Arrest në burg”, si të dyshuar për veprat “Organizat kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga legjislacioni penal Italian.

2. Pavarsisht vendimit të gjykatës italiane, Gjykata e Durrësit vendosi caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, e cila do të ekzekutohet në banesën e tij të ndodhur në fshatin Armathe të Manzës.

Duke patur parasysh akuzat e rënda nga gjykata italiane në ngarkim të Farrukut dhe faktin se ai mund ti shmanget drejtesisë, u vendos që ndaj tij të merret një masë e re ekstreme e sigurisë.

Në fund, një sqarim për gjithë mediat dhe kolegët, të cilët e kanë paraqitur imazhin e Nik Farrukut në raportime apo emisione televizive duke e ngaterruar me foton e një personi tjetër që nuk ka lidhje me të.

Imazhi i Kreshnik Farrukut është ky më poshtë. Foto që është paraqitur gjatë gjithë javës në media është e një shtetasi tjetër.

https://www.facebook.com/share/1EfrZ8Fm3J/?mibextid=wwXIfr



Më të lexuarat