Prapaskena

Politikë

Integrimi i Shqipërisë në BE, Spiropali: Nuk presim dhuratë nga Brukseli, do jetë proces i bazuar në meritë

Publikuar: 11/12/2024

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali në takimin e organizuar me temë “Shqipëria 2030 në BE”, tha se Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një proces i bazuar në meritë deri në fund.

“Mirënjohje për ata që vazhdojnë të punojnë me përkushtim për Shqipërinë europiane. Anëtarësimi në BE do jetë proces si bazuar në meritë, askush nuk na ka falur gjë, askush nuk na ka falur dhuratë dhe askush nuk pret dhuratë nga Brukseli.

Është proces meritë që duhet merituar deri në fund. Është proces transformues jo vetëm i kuvendit, institucioneve por i gjithë shoqërisë shqiptare.

Kuvendi po tenton sa mundet që të afrojë dhe të rrisë konsensusin për miratimin e ligjeve që do jenë kriter për hapjen dhe mbylljen e kapitujve”, tha Spiropali.



Më të lexuarat