Këtë të martë është zhvilluar në GJKKO seanca gjyqësore në kuadër të megaprocesit “Plumbi i Artë”, ndërkohë qe ka patur tensione gjatë dëshmisë së Nuredin Dumanit.
Të akuzuarit e SPAK ndërprenë disa herë dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Teksa Dumani po dëshmonte, situata të tensionuara u krijuan në sallë ndërsa ndërhyri dhe i akuzuari Petrit Qoli.
Në kulmin e përplasjeve, i akuzuari Petrit Qoli deklaroi: “Nuredin Dumani është krijesa më e shpifur njerëzore që kam njohur në 53 vitet e jetës sime.”
Qoli shpërtheu kundër Dumanit me fjalë fyese, teksa në atë moment gjyakata ndërpreu seancën. Pas disa minutash, seanca rifilloi por nën masa të forta sigurie.