Udhëheqësi politik i xhihadistëve, Mohammed al-Bashir është betuar si kryeministër i përkohshëm në Siri.
Grupi opozitar islamik sirian Hayat Tahrir al-Shams (HTS) dhe zyrtarë nga qeveria tashmë e përmbysur asadiste caktuan al-Bashir për të formuar një qeveri kalimtare, raportuan të hënën mediat arabe.
Bashir u emërua pas një takimi midis Abu Muhammed al-Julani dhe ish-kryeministrit që drejtonte nën regjimin e Asadit, Mohammad al-Jalali.
Mohammed al-Bashir kontrollonte një xhep të vogël të territorit të kontrolluar nga rebelët përpara ofensivës 12-ditore që rrëzoi Assadin.
Ai ka lindur në Idlib në vitin 1986 dhe ka diplomë në inxhinieri, ligj dhe planifikim të menaxhimit.
Al Bashir është diplomuar në inxhinieri elektrike dhe drejtimi i komunikimit, nga Universiteti i Aleppos në vitin 2007. Në vitin 2010 ka kryer një kurs të avancuar të gjuhës angleze të organizuar nga Ministria e Arsimit. Në vitin 2021, ai mori një diplomë në Sheriat dhe drejtësi me nderime nga Universiteti i Idlibit. Më pas ai punoi si inxhinier duke mbikëqyrur krijimin e një impianti të gazit natyror të lidhur me kompaninë siriane të gazit.
Në vitin 2021, pas kryengritjes në Siri kundër Bashar al-Assad, al-Bashir la punën e tij në institucionet qeveritare. Midis 2022 dhe 2023, al-Bashir shërbeu si ministër i zhvillimit dhe çështjeve humanitare, ndërsa nga janari i 2024 u bë kryeministër i Qeverisë së Shpëtimit të Sirisë.
Bashir ka shërbyer si kryeministri i pestë i Qeverisë së Shpëtimit Sirian (SSG) që nga janari, e cila ka qeverisur provincën Idlib të kontrolluar nga HTS.
HTS ishte grupi kryesor i përfshirë në ofensivën, e cila çoi në rënien përfundimtare të regjimit të Asadit. Ata janë grupimi më i madh nga ato që morën kontrollin e Damaskut të dielën dhe al-Julani është shfaqur si figura kryesore midis grupeve rebele.
Në fund të nëntorit, kur HTS dhe grupet e tjera rebele siriane nisën një ofensivë në Sirinë veriperëndimore, duke pushtuar Alepon, al-Bashir në një konferencë shtypi tha se ofensiva ishte një përgjigje ndaj sulmeve të regjimit sirian mbi civilët, sulm që kishte bërë të zhvendoseshin dhjetëra-mijëra njerëz.
Më 4 dhjetor, ai udhëtoi për në Aleppo për të mbikëqyrur hapjen e zyrave qeveritare, duke lavdëruar ish-zyrtarët e qeverisë që ishin kthyer në punë.
Pas rënies së regjimit të Bashar al-Assad, Sirisë i kërkohet të formojë një qeveri kalimtare për të koordinuar ndihmën humanitare, rindërtimin dhe politikat e sigurisë të vendit.