Prapaskena

Politikë

Berisha: Do nis përpjekjet për heqjen e non gratës! Trump, shpresa e fundit

Publikuar: 09/12/2024

Fitorja e Donald Tump ka ngjallur shpresë tek Sali Berisha, për të hequr njollën e non grata-s amerikane.

Në një konferencë për shtyp, Berisa tha se pret hyrjen zyrtarisht të Trump në Shtëpinë e Bardhë, për të nisur përpjekjet për të zhbërë vendimin e majit të 2021. 

“Unë pres dorëzimin e pushtetit për të nisur përpjekjet e mija. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet tona, por duhet që administrata e Trump të inaugurohet dhe të nisë punën”, tha Berisha.

Berisha tashmë i rikthyer në selinë blu, pas 11 muajsh në izolim në shtëpi shtoi se PD ende nuk përcaktuar asgjë në lidhje me listat e mbyllura dhe të hapura.

I pyetur nëse dhe ai do të garojë në listë të hapur, sikurse ka paralajmëruar Edi Rama, Berisha u shpreh se nuk e imiton kurrë kryeministrin.

“Nuk kemi asgjë të përcaktuara për momentin. Nëse mendon se Berisha imiton Ramën është akti i fundit që do të bënte para se të vriste veten”, tha Berisha.



Më të lexuarat