Kryeministri i Kosovës gjatë një konference për mediat në lidhje në sulmin në kanalin Iber-Lepencit është shprehur se Serbia po kopjon metodat ruse për të kërcënuar Kosovën.
Më tej Kurti shtoi se nëse qëllimi i këtij sulmi do të ishte arritur gjysma e Kosovës do të mbetej pa drita.
“Gjatë kontrolleve nga Policia e Kosovës në lokacionet e ndryshme pas sulmit terrorist, përveç armëve, u gjetën dhjetëra emblema të njësive ushtarake ruse, që u takojnë njësive të specializuara për kryerje të operacioneve të veçanta ushtarake sikurse rasti i emblemave të forcave parashutiste të ruse, u gjetën edhe flamur krahu perandorak rus i përdorur nga Rusia cariste në shekullin 18 e 19, atë kur merr hov të madh historik imperializmi rus. Serbia po i kopjon metodat ruse për ta kërcënuar Kosovën dhe rajonin tonë, por edhe kjo përpjekje është e destinuar të dështojë, pasi Kosova mbështet në vlera demokratike perëndimor që na kanë forcuar së brendshmi dhe e kanë forcuar partneritetin tonë së jashtmi me aleatët e jashtë strategjikë”, ka thënë Kurti.