Deputeti socialist Toni Gogu ka reaguar ndaj tensioneve të krijuara nga opozita këtë seancë plenare.
Gogu, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se opozita nuk ndez më me ide dhe ndaj ndez karrige dhe godet me këmbët e karriges kryetaren e Kuvendit, referuar ngjarjes së ndodhur pak javë më parë në seancë, ku Spiropali u godit nga Gazment Bardhi.
“Sot kemi rregulloren e kuvendit dhe kemi shqetësimet që ju po sillni, kjo sallë është sallë ku ne debatojmë, jo ku ne na reshtin argumentet zëmë këmbët e karriges e para duhet nderuar qytetarët që na ndjekin, po zbatojmë një vendim gjykate, po zbatojmë një vendim gjykate u mblodh këshilli dhe shqyrtoi vendimin e kushtetueses, të cilat gjykata kushtetuese i cilësonte si të paqarta. Nuk arrijnë dot të ndezin zjarr idesh dhe vizioni dhe ndezin karriget dhe i bien drejtuesit të punimeve të Kuvendit, për një vendim gjykate dogjën Kuvendin.
T’i thërrasim arsyes, ky vend është vend debati hajde përplasim ide, nuk ka nevojë të përplasemi fizikisht, nuk është tek forca, ejani dhe fillojmë urgjentisht diskutimin”, tha Gogu.