Dashnor Sula u shfaq me veshje burgu në Kuvend. Ai ka akuzuar PS-në, për dënimin e Ervin Salianjit.
“Vendimin e Gjykatës Kushtetuese ju e përdorët për letër higjienike, e hodhët në kosh. Vendimet për Xhaçkën e mbani në sirtar. Turp nuk keni ju, dënuat kolegun tonë, Ervin Salianji pa ligj.
E bëtë kurban deputetin e PD-së, i shkatërruat tjetrit familjen deri në 2034, të mos kandidojë më. Çfarë tha, vëllai i ministrit të Brendshëm është trafikant droge, i dënuar me burg në Itali. Pse e dërguat po të mos ishte i dënuar? Na tregoni ju, na keni çuar në SPAK. Turp duhet të keni, ju keni krijuar dy grupe parlamentare brenda në burg.
Shkoni për korrupsion në tendera, fonde publike, ne shkojmë se kemi protestuar, se morëm një karrige e nxorëm jashtë, se kolegia jonë ju trembi me parfum. Thërrisni mendjen se po lini kokrrën e namit. Do hyni në librat Guinnes, gjithçka shkruhet, Zoti ju dhëntë jetë, po do ju vijë turp kur të lexojnë nipërit dhe stërnipërit tuaj këto fjalë.
Ju them reagoni se jeni bërë si mumje, kujt t’i mbyllini gojën”, tha Sula.