Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e të hënës në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15 në lagjen “Lef Sallata”. Automjeti tip “Volkswagen” është në pronësi të shtetasit D.F.
“Po ashtu, Komisariati ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim, pasi sot rreth orës 01:15, në lagjen “Lef Sallata”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në automjetin tip ‘Volksvagen’, në pronësi të shtetasit D. F., banues në Vlorë. Si pasojë është djegur automjeti tip ‘Volksvagen’ dhe janë dëmtuar pjesërisht dy automjete të tjera të parkuara në afërsi.”, thuhet në njoftimin e policisë.