Prapaskena

Kryesore

Falsifikimet/ Urithi Erion Riçku i pasurive të sekuestruara, ia ktheu resortin “Eskobarit” Klement Balili

Publikuar: 04/11/2024

Burime brenda Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kanë bërë më dije për “Pamfleti”-n, skemën e përdorur nga “urithi” Erion Musa Riçku, Shef i Shërbimeve Mbështetëse e de-facto Zv/drejtor i Përgjithshëm në këtë agjenci, për të vjedhur miliona lekë gjatë 5 viteve administrim të resortit “Santa Quaranta” të krye trafikantit Klement Balili dhe rikthimin e pronësisë së tij.

Fakti është ky: Me Vendim Nr. 28, datë 21.11.2017, të Gjykatës së Krimeve të Rënda, resorti “Santa Quaranta” u sekuestrua dhe i kaloi 100% në administrim fizik e financiar shtetit, ndërsa me Shkresë Nr.1061., datë 05.12.2017, u vendos heqja përfundimisht e administratorit Bashkim Balili, vëllai i “Eskobarit” Klement Balili, i dënuar me 10 vite e akoma burg.

Në vendin e tij, Agjencia e Pasurive të Sekuetruara, caktoi admnistrator shtetëror të resortit “Santa Quaranta”, dy zyrtarët Erion Riçku e Arjan Baçi, ku krye administrator ishte Erion Riçku.

Por krye administratori Erion Riçku nga Dibra, me fuqinë që ka brenda klanit mafioz në Ministrinë e Brendshme e në qeveri; dhe në pazar me ish-drejtorin dibran Artur Kala, lejoi që resortin ta administronte familja e Klement Balilit, pazar që vazhdoi me dy drejtorët pasardhës Adrian Koni e Izet Haxhia.

Këtë pazar me Balilajt, urithi Erion Riçku e bëri kundrejt zhvatjes së fitimit nga aktiviteti i resortit, duke i deklaruar shtetit vetëm 30% të fitimit faktik, me bilance false që gjatë 5 viteve ia miratuan drejtorët e Agjencisë dhe Ministrisë së Financave, me të cilët ndanin 70% të fitimit.Përveç kësaj vjedhjeje të organizuar dhe realizuar nga Erion Riçku; ky tipi, te resorti i sekuestruar “Santa Quaranta” në Sarandë që e administronte vetë në emër të shtetit, blinte me çmime 3-4 herë më shtrenjtë se tregu, produkte e mallra konsumi që kishte në bizensin e tij “Risku Sh.p.k” dhe të “Big Market” ku është ortak me deputetin e PS, Vullnet Sinaj.

Këto vjedhje e mashtrime me vlerë mesatare 250 mijë Euro në vit nga fitimet e resortit, urithi krye administrator Erion Riçku, i ka bërë nëpërmjet studios ligjore “L.E.A.L Auditing”, me pronare Leze Abazi, gruaja e Sekretarit të Përgjithshëm të Prokurorisë së Përgjithshme, Luan Abazi, i cili e ka shpëtuar disa herë nga burgu, sidomos pasi KLSH zbuloi se kishte vjedhur 3.3 milionë Euro nga qiratë e pasurive dhe kishte zhdukur 24 automjete të sekuestruara.

Në muajin maj 2021, xhambazi Erion Riçku, me fuqinë si krye administrator i resortit “Santa Quaranta”, si Shef i Shërbimeve Mbështetëse e de-facto Zv/drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara, hartoi një raport vlerësimi financiar fals për këtë resort.

Në raportin që e miratoi dhe ministri Bledar Çuçi, krye administratori Erion Riçku, i kërkoi Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Financave, SPAK-ut e GJKKO-s, që shteti të hiqte dorë nga administrimi i resortit të “Eskobarit” Klement Balili e t’i kthehej atij.

Dy muaj pas raportit në favor të Balilajve, Agjencia e Pasurive të Sekuestruara, me Shkresë Nr. 7314 Prot, datë 27.07.2021, largoi nga resorti krye administratorin Erion Riçku; ndërsa zyra juridike e agjencisë në vartësi të Riçkut, deklaroi në seancë para SPAK-ut e GJKKO, se shteti ishte dakord që resorti t’i khehej “Eskobarit” Klement Balili.

Mbi bazën e raportit të mashtruesit e falsifikatorit Erion Riçku, konkretisht më 8 mars 2022, Klement Balilit iu rikthye 60% e pronësisë së resortit, ndërsa agjencia dhe prokurori i SPAK, Ened Nakuçi nuk bënë ankim dhe pranuan vendimin, duke i lënë shtetit 40% të resortit.

Por Balilajt e kanë 100% në administrim resortin e nuk i japin asnjë cent fitim shtetit, ndërsa në pazar me shefat e Ministrisë së Brendshme, të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara e segmenteve të drejtësisë, duan të marrin dhe pjesën 40% të resortit.

NË VIJIM do publikojmë dokumenta, për batërdinë që ka bërë Erion Riçku me grupin e tij, në pasuritë e sekuestruara të bandës “Dauti” të drogës e të Sali Berishës dhe të biznesmenëve mafioz në Tiranë, Vlorë, Sarandë, Elbasan, Shkodër, Durrës etj; mes tyre 46 milionë Euro pasuri të sekuestruara në Laprakë, me Vendim Nr. 768, datë 05.06.2015 të Gjykatës-Tiranë nga 3 biznese, vendim që Erion Riçku dhe grupi i tij nuk e zbatuan kundrejt përfimiteve./Pamfleti



Më të lexuarat