Prapaskena

Aktualitet

Si dy vëllezërit në Shkodër u vënë zjarrin makinave, me porosi

Publikuar: 02/11/2024

Dy vëllezër të moshës 19 dhe 20-vjeçare, Elvis dhe Klevis Serraj, kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi dyshohet se janë autorë të djegies së dy automjeteve. Policia njofton se është identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe personi që porositi 2 vëllezërit për djegien e automjeteve, i cili dyshohet të jetë një 37-vjeçar me emrin Gjekson Pusi, person me precedent penal, i dënuar më parë për disa grabitje dhe vjedhje. Ndërkohë mësohet se gjatë kontrollit në banesën e 2 vëllezërve u gjetën e sekuestruan edhe një armë zjarri automatike, kanabis dhe 18 celularë.

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Porositësi”

Në kuadër të operacionit u kapën dhe u vunë në pranga  shtetasit E. S., 19 vjeç dhe K. S., 20 vjeç (vëllezër), të dyshuar si autorë të djegies së dy automjeteve. Si dhe u shpall në kërkim  dhe vijon puna për kapjen e shtetasit Gj.P, 37 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si porositësi i djegies së automjeteve në pronësi të shtetasit S. H. Gjatë kontrollit në banesën e dy vëllezërve, përveç veshjeve dhe biçikletës të përdorura gjatë vendosjes së zjarrit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arme zjarri automatike, një sasi lëndë narkotike kanabis. dhe 18 aparate celular. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Më të lexuarat