Prapaskena

Krim & Korrupsion

Dosja e SPAK / Piro Xhixho konfirmon Prapaskenën, raport korruptiv 25-vjeçar me Ilir Metën, e nisën me aferën e AMC-së dhe Albtelekom, ja si i raportonte Monës

Publikuar: 02/11/2024

Dosja e SPAK për korrupsionin 25-vjeçar të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit ka konfirmuar disa raportime të portalit Prapaskena për rolin e Piro Xhixhos, babait të Erisa Xhixhos, drejtuesit ‘legjendar’ të AKEP, në urdhërat e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës.

I pyetur nga SPAK, Piro Xhixho rrëfen se raporti (korruptiv) i tij me Ilir Metën ka nisur që nga vitet 2000 kur Ilir Meta ishte kryeministër (aksidentalisht).

Deklaruesi sqaroi se me shtetasin Ilir Metaj është njohur drejtëpërdrejtë kur Iliri u bë Kryeministër dhe Piro u caktua anëtar i grupit të punës së privatizimit të AMC-së dhe dhënies së licensës për kompaninë Vodafone Al…. Piro Xhixho mohoi që të kishte kryer raportim të vazhdueshëm te Monika Kryemadhi, lidhur me veprimtarinë e AKEP-it, apo takime që ai zhvillonte me ministrat“, thuhet në dosje.

Gjatë kohës kur Ilir Meta ishte kryeministër 2000-2002, Pirro Xhixho nga Gjirokastra ishte drejtori i përgjithshëm i Post-Telekomunikacioneve në Ministrinë e Transporteve dhe Telekomunikacioneve. Apostol Noti ishte kreu i Albtelekom.

Pirro Xhixho u shkarkua në shkurt 2004 pas abuzimeve me vlerë rreth 50 milionë euro, për një marrëveshje korrupsioni interkoneksioni midis Vodafone Albania dhe Albtelecom, atëherë operator shtetëror i linjës fikse.

Pas bashkimit me Sali Berishën në 2009, Ilir Meta nuk i ndahet të besuarit të tij, Pirro Xhixho. Meta i kërkon Berishës emërimin e Xhixhos në krye të AKEP. Në 22 nëntor 2009, Sali Berisha, me kërkesë të Ilir Metës, emëron Pirro Xhixhon në krye të AKEP, me sa duket për të vijuar avazin e ndërprerë në shkurt 2004.

Aferat e Metës me Piro Xhixhon, i cili i raportonte sistematikisht si ushtar Monikës, konfirmohen në dosjen e SPAK duke favorizuar kompani të ndryshme me AKEP, të cilat ndanin fitimet me çiftin Meta-Kryemadhi.

Pjesë nga dosja e SPAK për rolin e Piro Xhixhos në aferat e Metës

Në lidhje me bisedat e mësipërme që Piro Xhixho ka zhvilluar me Monika Kryemadhin, është pyetur shtetasi Piro Xhixho, ish kryetar i Autoritetit Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Në deklarimin e tij ky shtetas sqaroi se çdo kompani e huaj që kishte kapacitetet e nevojshme teknike: mund të lidhte një marrëveshje interkoneksioni me kompanitë telefonike shqiptare dhe marrëveshjet ishin jashtë juridiksionit të AKEP-it. Kompanitë shqiptare që kryenin aktivitet të interkoneksionit, duhet të pajiseshin me një kod i quajtur ISPC Code i cili gjenerohej në Gjenevë me kërkesë të AKEP-it. Qe një kompani të pajisej me këtë kod, ajo detyrimisht duhej të kishte një marrëveshje me një kompani nga e cila do të importonte trafik të impulseve telefonike. Sasia e trafikut që një kompani e caktuar trafikonte verifikohej nga AKEP-i në mënyrë periodike, pranë centraleve të kompanive telefonike. Piro Xhixho deklaroi se e njihte shtetasin Adrian Shatku dhe kishte dijeni se kompania e tij kishte marrëveshje interkoneksioni me kompaninë AMC. Deklaruesi sqaroi se me shtetasin Ilir Metaj është njohur drejtëpërdrejtë kur Iliri u bë kryeministër dhe Piro u caktua anëtar i grupit të punës së privatizimit të AMC-së dhe dhënies së licensës për kompaninë Vodafone Al. Në vitin 2009, me propozim të partisë LSI është zgjedhur kryetar i AKEP-it, pozicion të cilin e ka mbajtur deri në Prill 2013 kohë kur është shkarkuar nga detyra nga Kryeministri Sali Berisha. Në muajin Tetor 2013, përsëri me propozim të LSI-së, është rikthyer në detyrë nga kryeministri Edi Rama. Lidhur me shtetasen Monika Kryemadhi, Piro Xhixho deklaroi se nuk ka patur asnjë marrëdhenie, mund të kishte pirë dy-tre herë kafe me të në mënyrë rastësore si dhe mund të kishte kryer biseda telefonike për ndonjë punësim në AKEP. Piro Xhixho mohoi që të kishte kryer raportim të vazhdueshëm te Monika Kryemadhi, lidhur me veprimtarinë e AKEP-it, apo takime që ai zhvillonte me ministrat. Lidhur me mesazhin që i ka dërguar Monika Kryemadhit në datën 25 Nëntor 2013, deklaruesi sqaroi se kishte kaluar kohë e gjatë por biseda bën fjalë për dokumentet që duhet të plotësonin S. M. dhe V. H. për të hapur një kompani e cila do të bënte trafikim të thirrjeve telefonike. Në datën 02 Dhjetor 2013, Monika Kryemadhi i kërkon Adrian Shatkut që të sjellë impulse te Vodafoni për Z. dhe V. por s’duhet ta dije njeri. Monika i kërkon që Adriani të bërë marrëveshje me Zamirin duke i shkruar ti bej dill me Zamirin”. Adriani i përgjigjet: -” Mos duhet ti ndihmojme per t’i instaluar sepse s’kane se kush por kur te vish ne Paris, flasim”. Monika i thotë se “Do bejne nje kontrate 4 vjecare por mos e diskuto me njeri”. Po aty, Monika Kryemadhit i shkruan Adrianit: “Neser lidhu me zamirin thuaj qe me tha Mona si e mendon ai pyete? Degjoje dhe pastaj veprojme”. Në datën 03 Dhjetor 2013 Adrian Shatku i shkruan Monikës: “Me Jaliman do to mar nesër. Fola me Zamirin do to nis nje email sot. Në Parim jemi ok. Me konfirmo me 9 në Paris? Thx”. Në datën 12 Dhjetor 2013, Monika Kryemadhi i shkruan Piro Xhixhos se është me V. Piro i përgjigjet “Veshtirë me fol. Ose mbaro dhe e leme kur te jesh vetem”. Në datën 31 Janar 2014, Piro Xhixho njofton Monikën se Zamiri i ka kërkuar takim dhe e pyet nëse ajo kishte dijeni. Pas një orë e 25 minutave, Piro i shkruan përsëri Monikës duke i thënë “Mona përshëndetje. Erdhi Zamiri. Ashtu siç më the ti, kërkon bashkëpunim. Ka marrë mandat për të mbyllur problemet. Më tha ti nuk na i ke fajin, vetëm bë çfarë mundesh. I thashë do më kini në krah për sa mundem. Me respekt Piro”.



Më të lexuarat