Prapaskena

Politikë

U ndalua mbrëmë në protestë/ Kryetari i PD Pogradec tregon foton nga qelia ku kaloi natën: Sapo u lirova! Regjimi në grahmat e fundit, do përgjigjen…me kamatëvonesë

Publikuar: 30/10/2024

Kryetari i PD në Pogradec Genti Çela ka publikuar në Facebook foton e tij nga brenda Komisariatit të Elbasanit, pasi u ndalua nga policia për protestën e mbrëmshme.

Çela shprehet se e ka kaluar natën në qeli. Ai tha se sapo është liruar, ndërsa shton se regjimi po vepron me metoda komuniste. Sipas Çelës, regjimi është në grahmat e fundit, por se do të përgjigjet shumë shpejt, madje me kamatëvonesë. “Të dashur miq, sapo jam liruar nga komisariati i Elbasanit.

I ndaluar për protestën e djeshme së bashku me kryetarin e PL Pogradec, mjekun Gentian Çala dhe anëtarin e kryesisë së PD, z. Luan Tollozhina.



Më të lexuarat